E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj largohet nga Ermis

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 12:59

Arjan Beqaj është larguar përfundimisht nga Ermis Aradippou. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas së cilave portieri shqiptar vendosi t’i japë fund eksperiencës së shkurtër në klubin qipriot, pas problemeve të fundit të krijuara aty.

Beqaj iu bashkua 10 lojtarëve të tjerë, të cilët kishin kërkuar të largoheshin nga klubi qipriot së fundmi.

Uebfaqja greke, sporfm.gr shkruan se Ermis do ta ketë vështirë ta gjejë zëvendësuesin e portierit shqiptar, por edhe të lojtarëve të tjerë të larguar.

35 vjeçari ishte transferuar këtë vit në Ermis Aradippou nga Olympiakos Nicosia. Më parë, përfaqësuesi shqiptar ishte pjesë e Anorthosisit, Ionikosit, OFI dhe Partizanit të Tiranës.

Beqaj është pjesë e rregullt e Kombëtares shqiptare, por së fundmi ka përfunduar në bankinë, si zëvendësues i Samir Ujkanit. Gjatë kësaj vere, portieri prizrenas mund ta gjejë ekipin e ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›