Kiene: Akuzat për korrupsion, as i mohojmë, as i konfirmojmë*
Banka Botërore ka pranuar se ka bërë shumë gabime në projektin e Jalit në Shqipëri. Presidenti i Bankës Botërore dhe stafi i tij më i lartë thanë se ishte e tmerrshme që kishin ndodhur gjëra të tilla.
Majlinda Zeqiri bisedoi me kryetarin e Panelit të Inspektimit të BB, zotin Werner Kiene, dhe fillimisht i kërkoi shpjegim më të qartë për gabimet e bankës.
Këto ishin gabime në futjen e detajeve të projektit në një kornizë të qartë, me fjalë të tjera, që të gjithë ta kuptojnë se cilat ishin detyrimet e Bankës Botërore dhe çfarë mund të ishte rënë dakord me qeverinë për të siguruar përparim të kënaqshëm ose inicim të projektit. Në këtë rast të veçantë kishte shqetësim se kur sapo të ishte bërë planifikimi i tokës që duhej kryer përgjatë bregdetit jugor, do të mund të kishte edhe disa shembje të bëra nga qeveria. Banka ka politika shumë të posaçme për të udhëzuar këto lloj të të ashtuquajturave zhvendosje të pavullnetshme, ose me fjalë të tjera kur njerëzit duhet të largohen nga toka, ose ta japin atë ose pronën me qëllim të krijimit të hapësirës për nevojat e infrastrukturës publike ose për qëllime të tjera.
E dini se qeveria shqiptare i kërkoi Bankës Botërore ndihmë për këtë projekt të veçantë. A i mbetet faji vetëm Bankës Botërore apo edhe qeveria shqiptare do të duhej të kishte përcjellë me kujdes këtë projekt?
Më lejoni që ta bëj të qartë se cili është roli i Panelit të Inspektimit. Ky panel është një mekanizëm që raporton drejtpërdrejtë te Bordi dhe jo te menaxheri ose te presidenti i bankës, pra vetëm te bordi, për të hetuar nëse Banka Botërore ka ndjekur politikat dhe procedurat e veta. Sipas përcaktimit, ne nuk hetojmë huamarrësin, në këtë rast qeverinë e Shqipërisë ose ndonjë institucion tjetër. Pra thjesht, ne shikojmë nëse banka ka ndjekur politikat dhe procedurat e veta. Mund t‘ju siguroj se banka ka politika shumë të qarta dhe në sytë e shumë njerëzve, e këtu pajtohem edhe unë, politika dhe procedura shumë të mira.
Në këtë kontekst, e gjithë qasja jonë përqendrohet te banka.
Ne nuk jemi në gjendje të themi, përmes hetimeve tona, se kush tjetër mund të ishte përfshirë. Për ne ishte me rëndësi të tregojmë për këto gabime të fillimit dhe faktin që gabimet duke mos pasur çdo gjë gati, nuk u rregulluan. Dhe pastaj kur këto shembje u bënë, banka nuk e informoi bordin e saj për seriozitetin e një situate që nuk duhej të ndodhte brenda një projekti të financuar nga banka.
E kuptoj se ju po thoni se po hetoni vetë Bankën Botërore. Por, ka një koordinator apo Njësi të Projektit. A ka një hetim që po zhvillohet për të?
Ne nuk e kemi hetuar zotin Malltezi. Na është dashur të vendosim dhe e kemi bërë këtë, se Njësia e Projektit ose Njësia për Zbatimin e Projektit i ka informuar autoritetet në sistemin shqiptar se po bëhen punime përgjatë bregdetit jugor në këtë rajon të posaçëm të Jalit dhe se kjo u identifikua përmes fotografive satelitore të financuara nga banka. Çështja me të cilën na u desh të merreshim ishte se sapo fillon shfrytëzimi i burimeve të bankës, duhej të zbatoheshin paketat e posaçme të politikave të bankës, politika të zhvendosjes së pavullnetshme. Kjo ndodh normalisht. Krejt ajo që ne nxorëm nga hetimet tona ishte që i gjithë ky projekt po krijonte resurset që financoheshin nga banka dhe se këto resurse kishin funksione të nxitjes që këto shembje të kryheshin.
Në projekte të këtij lloji, huamarrësi në Afrikë, në Evropë apo kudo qoftë, pajtohet të ndjekë rregullat e Bankës Botërore.
Doni të thoni se ky është faji i njësisë?
Duhet të kishte pasur pikëpamje më të qartë se burimet e bankës nuk mund të përdoren për të nisur shembje pa u kuptuar qartë se heqja e pronësisë së tokës dhe shtëpive duhet bërë në bazë të politikave të bankës. Pra, ne mendojmë se projekti nuk ishte aq i kujdesshëm në lidhje me përdorimin e burimeve, por deri këtu mund të shkojë hetimi ynë.
Si ka mundësi që Banka Botërore të bëjë gabime kaq të mëdha siç i quani ju në raport?
Pati një përgjigje me të vërtetë serioze, të cilën mund ta keni parë ose do ta shihni në faqen tonë të internetit brenda 24 orësh, ku theksohet se shumë gjëra u bënë gabim; pati edhe një takim po aq serioz të martën të bordit, ku presidenti i Bankës Botërore dhe stafi i tij më i lartë thanë se ishte e tmerrshme që kishin ndodhur gjëra të tilla. Mund ta përmbledhësh thjesht si prishje totale e komunikimit brenda hierarkive të përfshira në të. Kishte njerëz që mendonin se kishin marrëveshje dhe këto janë gjëra shumë serioze. Kur ke marrëveshje me një qeveri sovrane duhet të sigurohesh që e ke këtë marrëveshje. Pastaj kishte një qëndrim ku nuk pranohej se ekzistonte një problem, unë e quaj "qëndrim i të pagabueshmit", njerëzit nuk donin t‘u tregonin shefave të tyre së tyre "kemi një problem dhe na duhet ta zgjidhim". Pra, banka merr përgjegjësi të plotë për këto probleme, kjo nuk u menaxhua në mënyrë korrekte dhe tani sigurisht po bëhet hetim për të parë se kush shtyu kë!
Në shtyp ka pasur akuza dhe përmendet fjala korrupsion? E gjetët ju këtë?
Më lejoni t‘ju shpjegoj se pse ne morëm hapin e pazakontë dhe raportuam në lidhje me akuzat për korrupsion në Shqipëri edhe pa pasur një mandat për t‘i hetuar këto. Pas shembjeve, pati një mision të ashtuquajtur faktmbledhës me staf të bankës, që shkoi në Shqipëri dhe i takon një misioni të tillë që t‘i raportojë shefave të vet se çfarë ndodhi. Asnjë nga këto probleme që papritur i dolën Bankës Botërore, që satelitët e saj u përdorën për të përcaktuar ku do të ndodhnin shembjet, nuk ishin pjesë e raportit. Ndërsa në Shqipëri, në atë kohë kur ndodhën këto shembje, dhe e raportojmë këtë fakt në raportin tonë, pati shumë diskutime në Parlament, në gazeta, pati akuza për korrupsion. Normalisht kjo nxit një proces në bankë për të qenë tepër e kujdesshme. Asnjë nga këto nuk u njoftua, nuk u ndërmor asnjë veprim që t‘i përgjigjej kësaj.
Tani ne e dimë se informacioni që ne nxorëm nga burime të ndryshme në atë kohë, po përdoret tani në Shqipëri politikisht nga parti të ndryshme. Më duhet të theksoj se ne kemi një mandat të qartë për të hetuar bankën dhe jo huamarrësin dhe ne nuk bëmë hetim për të.
Ne nuk gjykojmë dhe nuk mund të gjykojmë për korrupsionin në Shqipëri dhe nuk e konfirmojmë as nuk e mohojmë atë.
Si është e mundur që Banka Botërore e vazhdoi këtë projekt atëherë?
Kjo është tani në të ashtuquajturin plan veprimi. Banka propozon për të mos e vazhduar atë element kritik, pra planifikimin i cili përsëri mund të çojë në raste kur qeveria mund të mendojë se duhet të ndërhyjë për prishjen në një zonë ku ka plane për projekte të Bankës Botërore. Ka dy apo tre komponentë shtesë të cilët mund të vazhdojnë pasi nuk janë prekur nga ky konfuzion në lidhje me atë se si të izolohen nga këto shembje të dhimbshme.