Kriza, fasonistët negociojnë me qeverinë
Kriza financiare ndërkombëtare shtyu dje një shoqatë që përfaqëson industrinë e veshjeve dhe këpucëve të nisë një listë të gjatë me kërkesa për reduktime taksash në drejtim të qeverisë. Lista e kërkesave përfshin edhe përgjysmimin e tarifave të sigurimeve shoqërore, heqjen për një periudhë pesëvjeçare të tatim-fitimit, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, etj. Shoqata i konsideron këto propozime si "masa për mbijetesë".
Industria e përpunimit aktiv ose "faeson", siç njihet në gjuhë joformale, është përgjegjëse për pjesën më të madhe të eksporteve. Gjatë vitit 2008, kjo industri realizoi 390 milionë euro eksporte, me një rritje prej 3.6% në krahasim me vitin 2008. Por kjo industri që punëson rreth 20 mijë vetë me orar të plotë dhe disa mijëra të tjerë me orar të pjesshëm, shqetësohet se kriza botërore do të sjellë edhe rënien e kërkesës nga Italia e Greqia.
Fasonistët thonë se situata e tyre është përkeqësuar për shkak të vendosjes së sistemit të "pagave referencë", sistem që ka shtuar së tepërmi koston e punës. "Shpenzimet tona janë në masën 65-70 për qind të lidhura me krahun e punës", u shpreh kreu i shoqatës, Edmond Rusmali. Nëse kostoja e punës rritet, kjo industri rrezikon të dalë jashtë tregu. Gjatë viteve të fundit, eksportuesit shqiptarë të kësaj fushe janë përballur me konkurrencë të ashpër nga Kina, Rumania e Bullgaria, vende që kanë kosto pune edhe më të ulët sesa Shqipëria. Ata kanë paguar edhe koston e lartë të lekut, monedhë që u forcua vazhdimisht nga viti 2001 deri në 2007, ndërkohë që konkurrentët i kanë dobësuar monedhat e tyre. Situata në konkurrencë është përmirësuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit për shkak të tarifave doganore që Bashkimi Evropian ka vendosur për mallrat kinezë, por megjithatë normat e fitimit të industrisë janë shumë të ulëta dhe rënia e kërkesës shikohet me frikë nga sipërmarrësit fasonistë.
Kërkesat e fasonistëve iu dorëzuan përfaqësuesve të qeverisë dje në një takim të posaçëm. Përfaqësuesit e qeverisë nuk i komentuan ato. Kërkesat janë hedhur disa herë gjatë viteve të fundit për diskutim, por nuk janë marrë parasysh. Qeveria ka ulur disa herë normat e sigurimeve shoqërore, por vendosja e pagave referuese si dhe rritja e pagës minimale ligjore ka shtuar ngarkesën reale fiskale mbi këtë industri.
Fasonistët ankohen gjithashtu se udhëzimet dhe rregulloret e administratës tatimore ndryshohen dhe nuk publikohen, gjë që i vendos ato në mëshirë të tatimorëve. "Në faqen e zyrtare të DPT ligjet dalin me vonesë, qarkoret nuk dalin fare dhe VKM-të nuk gjendjen. Nga ana tjetër, duke qenë të paqarta dhe kontradiktore, rrisin abuzimin e administratës fiskale dhe krijojnë kosto administrative shtesë", - deklaroi Shoqata e Fasonistëve.
Pak javë më parë, Shoqata e Ndërtuesve njoftoi se në tregun e banesave është krijuar një stok prej 4 mijë apartamentesh të pashitura dhe se shumë kompani të kësaj industrie, "mund të mos e kapërcejnë krizën". Shqetësime ka edhe industria minerare, së cilës i kanë rënë ndjeshëm çmimet.