E Diel, 1 Nëntor 2026

Kiera Knajtl, nudo, por me klas për “Coco Mademoiselle” të Chanel-it



Kthehet sërish por me më shumë sharm dhe klas. Aktorja Kiera Knajtli është imazh i parfumit “Coco Mademoiselle” të Chanel dhe për këtë arsye vendos të mos mbajë të brendshme gjatë shërbimit fotografik. Poza klasi por me një sens sensualiteti tepër interesant. Ylli i Hollivudit duket në formë perfekte edhe pse për momentin është e impenjuar në xhirime filmash mes të cilëve edhe “My Fair Lady” që më herët është interpretuar nga e paharrueshmja Audrei Hepbern. Disa ditë më parë disa media raportuan se Kiera do të zëvendësohej nga ylli i filmit “Harri Poter” Ema Uatson por duket se skuadra e Kaiser ndryshoi mendje dhe vendosi që të ishte pikërisht bukuroshja Knajtli ajo që do të merrte përsipër rolin e vajzës së fagrancës së re. Dhe ja ku vijnë fotografitë e para ku Kiera duket vërtet më joshëse se kurrë, e veshur në bardhë e zi. Sy që shkëlqejnë, të zbehta por sensuale buzët e aktores, një varëse me perla që e bën akoma më të bukur qafën e gjatë. Gjithçka vihet si me magji për të plotësuar një figurë femre pothuajse perfekte.

2 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›