E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosalinda Çelentano, vajza e këngëtarit italian Adriano puthet me një femër



Një puthje pasionante dhe e gjatë për Rosalinda Çelentanon, vajzën e këngëtarit italian Adriano Çelentano dhe bashkëshortes Klaudia Mori. Nuk bëhet fjalë për një puthje të zakonshme me një mashkull i cili mund të ishte i dashuri apo miku. Bëhet fjalë për një puthje me një femër, e cila mendohet se është mikja e saj. Edhe pse disi e ndrojtur, 40-vjeçarja nuk ruhet aspak kur vajza tjetër afrohet ta puthë. Nuk është mësuar të flasë për mediat lidhur me çështjet sentimentale, ashtu siç nuk do që të tjerët të ndërhyjnë në atë që i duket e drejtë. Familja e saj kishte deklaruar një vit më parë, se po përpiqeshin të kuptonin diçka më shumë për natyrën e çuditshme të Rosalindës si dhe preferencat seksuale, megjithatë ata e përjashtuan faktin se ajo mund të ishte lesbike. Fotografët e kanë kapur në befasi teksa puthej me një mike, pasi e kishte ndihmuar të bënte pazarin. Duket e shkujdesur me flokët e shkurtër dhe fytyrën pothuajse pa një shprehi të qartë, ndonëse e sigurt në atë që i pëlqen të bëjë dhe ndiejë...

2 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›