Kili, pas 450 vitesh rizgjohet vullkani
Autoritetet në Kili kanë urdhëruar përfundimin e evakuimit të plotë të dy fshatrave pranë një vullkani, aktiviteti i të cilit ka nisur të zgjohet, duke nxjerrë llavë dhe hi.
Vullkani Chaiten në rajonin jugor të Patagonias, ka nisur të japë shenja shpërthimi të premten dhe kjo ishte hera e parë pas 450 vitesh, duke i gjetur të papërgatitur autoritetet lokale. Kili është një nga vendet më vullkanike mbi Tokë, me më shumë se 100 vullkane aktivë. Sipas ekspertëve, 20 prej tyre janë në rrezik shpërthimi nga momenti në moment. Më shumë se 4 000 persona janë larguar nga Chaiten, 10 km nga vullkani, që pas nisjes së zgjimit. Qindra të tjerë ende presin të largohen. Edhe fshati Futaleufu, 70 km nga vullkani është evakuuar. Autoritetet kanë kërkuar edhe largimin e menjëhershëm të gazetarëve dhe ushtrisë.