Kërkimi shkencor, takim Pollo-Potocnik
“Diskutuam si mund të përmirësojmë dhe të rrisim investimet në fushat e kërkimit, duke vendosur përparësi në përpjekjet në fushën e kërkimit, inkurajuar
bashkëpunimin rajonal, shtuar investimet si dhe duke zgjeruar në burimet njerëzore”, kështu u shpreh Komisioneri Evropian për Kërkimin Shkencor, Janezh Potocnik, pas takimit me ministrin Pollo. Ai shtoi se, forcimi i kapaciteteve dhe rritja e prezencës së Shqipërisë në konkurrencën e kërkimit shkencor, janë dy parimet bazë të programit më të madh të Komisionit Evropian për kërkimin shkencor FP7. Sipas komisionerit, ky anëtarësim ndikon në një kuadër më të gjerë në strategjinë që ka vendi ynë për integrimin e tij në BE. “Kjo iniciativë do të forcojë kërkimin në disa nga fushat kryesore për Shqipërinë, siç janë mjedisi, shëndetësia, arsimi”, tha Potocnik.