“Zgjedhjet lokale serbe do të anulohen”
Ndërsa serbët pothuajse i kanë përfunduar përgatitjet për zgjedhjet në Kosovë, UNMIK mbron qëndrimin se do të anulojë zgjedhjet lokale serbe, nëse ato mbahen këtë të diel.
“Ne kemi qartësuar pozicionin tonë në Beograd. Ato janë të paligjshme dhe nëse mbahen do të shpallen të pavlefshme. Mirëpo, theksojmë se vendimi për zgjedhjet lokale duhet të tërhiqet, ndërsa sa i përket zgjedhjeve parlamentare, mbetet pozicioni i njëjtë: as nuk do të ndihmojmë dhe as nuk do t’i pengojmë ato”, tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Rasel Kiki, duke mos saktësuar se çfarë masash do të ndërmerren për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë. Serbët e Kosovës nuk kanë dilema mbi pjesëmarrjen në këto zgjedhje.