Marrëveshje për rolin e publikut
Rritja e shkallës së pjesëmarrjes së publikut në vlerësimin e impaktit në mjedis, ishte objektivi i memorandumit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Mjedisit dhe (OSCE).
Kjo marrëveshje, e firmosur nga ministri Lufter Xhuveli dhe ambasadori i OSCE-së, Robert Bosch, konsiston në bashkëpunimin për organizimin e veprimtarive ndërgjegjësuese në funksion të zbatimit të Konventës së Aarhusit “Mbi të drejtën e publikut për informim, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe të drejtën e tij për drejtësi për çështje mjedisore”, ratifikuar nga qeveria shqiptare në vitin 2001. Sipas Xhuvelit, aktivitetet që do të ndërmerren synojnë vlerësimin strategjik të mjedisit. Memorandumi i nënshkruar dje, është i dyti në fushën e mjedisit. Marrëveshja e parë konsistonte në hapjen e qendrave të informacionit Aarhus në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, të cilat shërbejnë aktualisht si hallkë lidhëse mes autoriteteve shtetërore dhe OJF-ve mjedisore.