ZMK: Bashkia e Tiranës, shkaktare e Gërdecit urban
“Çmimi aktual i biletave është i mjaftueshëm sepse qarkullojnë mbi 200 mijë pasagjerë çdo ditë!
Për më tepër garanton rentabilitetin e çdo shërbimi transporti urban, jo me këto kushte që ofrohen”, këtë bëri me dije dje zyra për mbrojtjen e konsumatorëve pas studimit në terren. Sipas kësaj organizate rezulton se, pavarësisht numrit shumë të madh të pasagjerëve, të cilët udhëtojnë çdo ditë në Tiranë, që përfaqësojnë 21 milionë dollarë të ardhura, kompanitë private deklarojnë humbje, që e bëjnë të pamundur ofrimin e këtij shërbimi. “Ndërsa kostoja e këtij shërbimi, duke marrë maksimumin e shpenzimeve të presupozuara, sikur autobusët të rrojnë 5 vjet dhe të jenë blerë të paktën 45000 euro/copa, shkon maksimumi 14 milionë dollarë”, sqaron në letrën e hapur për kushtet e transportit ZMK. Sipas saj, vetëm në rast se fatorinot vjedhin 7 milionë dollarë i bie që ky shërbim nuk sjell fitime, por vetëm mban veten. “Bashkia e Tiranës është ajo që ka ndërtuar në mungesë të plotë të transparencës këtë mit, me qëllim për të mbështetur pretendimin antikonsumator të rritjes së çmimit të biletës dhe të aboneve”, citohet në letër. Sipas ZMK-së, prej vitesh në Shqipëri është përgatitur një “Gërdec i ri”, “Gërdeci i transportit urban në Tiranë”, që po plas në mënyrë të ngadaltë, por nga dëmet është i krahasueshëm me Gërdecin e vërtetë. “Dhjetëra miliona dollarë përfshin ky Gërdec i ri, në dëm të qytetarëve. Po të kemi parasysh temperaturën mbi 40 gradë celsius në të cilën pensionistët apo të sëmurët shtypen në ditët e nxehta të verës”, pretendon ZMK. Sipas saj, një llogari e thjeshtë, nëse çdo orë pune në Shqipëri vlen të paktën 1 dollarë në pagën mesatare, transporti i Bashkisë së Tiranës i dëmton çdo vit qytetarët e vet mbi 8 milionë dollarë në vit. “Pa iu referuar shumë e shumë të dhënave të tjera, dëmi i vërtetë që iu bëhet qytetarëve të Tiranës do të jetë rritja e biletës me 50%, e cila nëse do të bëhet 30 lekë, do të sjellë një dëm vjetor të paktën prej mbi 10 milionë dollarësh të tjera, duke e kthyer biznesin e udhëtarëve në Tiranë një nga bizneset më fitimprurëse të Shqipërisë”, sqarohet në letrën publike të ZMK.