Cikloni në Mianmar, 22 000 viktima
Numri i viktimave nga cikloni i dhunshëm në ish-Birmani i ka kaluar 22 000 persona, duke shkaktuar një krizë shumë të rëndë humanitare. Numri i viktimave shtohet vazhdimisht.
Përmasat e katastrofës dhe numri i saktë i viktimave nuk mund të parashikohen deri tani. Sipas organizatave humanitare rreth dy milionë njerëz kanë mbetur të pastrehë. Regjimi ushtarak në Birmani, ka kërkuar ndihma humanitare prej organizatave ndërkombëtare. BE ka ndarë dy milionë euro për ndihmën emergjente. Grupet birmane në azil politik, kryesisht në Tajlandë kritikojnë regjimin ushtarak për mosreagimin e shpejtë dhe ndalimin e ndihmave nga jashtë. Thuhet se, nga autoritetet nuk kishte fillimisht asnjë ndihmë. Nuk është e qartë nëse do të zhvillohet referendumi i parashikuar për 10 maj. Regjimi ushtarak thotë se do t’i përmbahet itinerarit, si synim ka kthimin e vendit në binaret e demokracisë.