E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pheniani dhe Seuli vazhdojnë negociatat

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut do të vazhdojnë këtë javë negociatat për zhvillimin e një kompleksi të përbashkët industrial në Veri, përkundër kërcënimeve të fundit të Phenianit se do të ndërpret dialogun dhe negociatat me Seulin, ka deklaruar sot një zyrtar.

Dy Koretë do të fillojnë nesër negociatat dyditore në qytetin veri-korean, Kaesong, i cili gjendet në brezin kufitar me dy vendeve, në të cilat do të diskutohet për zhvillimin e përbashkët të një parku industrial, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë jug-koreane për Bashkim, Lee Jong Jo.

Ajo theksoi se Veriu e ka njoftuar Jugun për këtë vendim më herët gjatë ditës së sotme.

Ky vendim i Phenianit pasoi vetëm tri ditë pasi që Koreja e Veriut u kërcënua se do të ndërpret dialogun me Jugun. Pheniani u hidhërua pas publikimit të lajmit se Koreja e Jugut ka hartuar një plan emergjent, për t’u përballur me trazirat e mundshme në Korenë e Veriut.

Kompleksi industrial, në të cilin janë të kombinuar kapitali dhe teknologjia e Jugut, me fuqinë e lirë punëtore në Korenë e Veriut, është simboli më prominent i bashkëpunimit mes dy Koreve. Në rreth 110 fabrika nga Koreja e Jugut, të cilat gjenden në kompleks, janë të punësuar rreth 40 mijë punëtorë nga Koreja e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›