Killeri Ilir Paja në gjyq për "vrasjen" e punonjësit të policisë
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar dosjen ndaj të pandehurit Ilir Paja, i cili ka tentuar të shtypë me automjetin e tij punonjësin e policisë, Bledar Haxhimali, i cili po e ndiqte në përpjekje për ta arrestuar. Paja, mjaft i njohur edhe në shtetin italian, ku ka mundur të arratiset dy herë, do të përballet me akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta dhe armëmbajtjes pa leje. Dosja mban numrin 28 dhe është dërguar në gjykatë veçmas një procedimi tjetër për Pajën që flet për krimet e tij në shtetin italian. Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të kryesuara nga prokurori Njazi Seferi, ka rezultuar se, në datën 6 mars 2008 rreth orës 10:00 punonjësit e policisë Bledi Haxhimali dhe Roland Mete, me detyrë agjent në njësinë e operacioneve speciale në Drejtorinë e Policisë Tiranë kanë qenë me shërbim në vendin përballë maternitetit "Koço Glozheni" Tiranë. Aty rastësisht agjenti Bledi Haxhimali ka parë një person që po lëvizte me një automjet të markës "Fiat Punto" me targa BC 983 DP, me ngjyrë gri dhe që ngjasonte me shumë me personin në kërkim Ilir Paja. Menjëherë ka njoftuar eprorin e tij, oficerin e policisë, Dorian Muça, me detyrë shef i seksionit të mbikëqyrjes dhe operacioneve speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, nga i cili është udhëzuar të vihet në ndjekje të personit, pasi edhe ai bashkë me shefin e sektorit të operacioneve speciale në atë kohë Arben Caka po vinin drejt vendit për të cilin ishte dhënë informacioni. Prokuroria deklaron se në vazhdim dy punonjësit e policisë me motorin e tyre të shërbimit të tipit "Skuter" janë vënë në ndjekje të automjetit që po lëvizte personi në kërkim me drejtim nga kryqëzimi i quajtur "Bërryli" drejt tregut industrial përballë rrugës "Bardhyl". Gjatë kësaj kohe, komunikimi midis agjentit Bledi Haxhimali dhe oficerit të policisë, Dorian Muça, ka qenë i vazhdueshëm me qëllim përcaktimin dhe koordinimin e saktë të pozicioneve të objektit në ndjekje dhe të secilit prej tyre.
Ata, për vetë natyrën e shërbimit, kanë qenë pa shenja dalluese të policisë dhe gjatë gjithë ndjekjes janë munduar të mos binin në sy nga personi që ndiqnin. Kur automjeti me të cilin udhëtonte i pandehuri Ilir Paja ka mbërritur në kryqëzimin pranë Farmacisë 10, për shkak të trafikut është detyruar të qëndrojë në radhën e parë pranë kryqëzimit, pranë policit të qarkullimit rrugor që disiplinonte trafikun. Në ato momente në korsinë në krah të majtë të mjetit "Fiat Punto", duke përfituar nga qenia bosh e saj është afruar automjeti "Benz", brenda të cilit ndodheshin punonjësit e policisë, Dorian Muça dhe Arben Caka. Në atë çast oficeri Dorian Muça, që ishte drejtuesi i mjetit, pasi është siguruar që ishte pikërisht personi në kërkim Ilir paja (pasi fotografia e personit në kërkim Ilir Paja u ishte shpërndarë punonjësve të policisë për shkak të detyrës që ata kryenin) i ka prerë rrugën diagonalisht me automjetin e tij, mjetit "Fiat Punto", me qëllim për të penguar ikjen e tij përpara. Menjëherë ka zbritur nga mjeti Dorian Muça, ndërsa oficeri Arben Caka ka dalë pak çaste më vonë. Oficeri i policisë, Muça i është drejtuar shtetasit Ilir Paja me fjalët "policia, dorëzohu". Në këtë çast pas automjetit, në distancën rreth 1.5 m, në anën e majtë të tij, ndodhej me motorin e shërbimit agjenti Bledi Haxhimali, ndërsa agjenti tjetër, Roland Mete, kishte zbritur për t‘u ardhur në ndihmë kolegëve të tij, duke dalë edhe ai në krah të tij duke thirrur "policia". Prokuroria deklaron se Paja sapo ka parë punonjësit e policisë që i janë drejtuar, menjëherë ka reaguar duke i dhënë makinës në drejtim indietro me shpejtësi. Duke manovruar, ai ka përplasur dhe ka marrë poshtë motorin me gjithë agjentin Bledi Haxhimali. Në përpjekjet e tij të dhunshme për t‘iu shmangur punonjësve të policisë, mjeti i të pandehurit Ilir Paja ka kapërcyer trafikndarësin e rrugës duke marrë zvarrë motorin dhe agjentin njëkohësisht. Në këto kushte, oficeri Dorian Muça, dhe kur ka parë që i pandehuri Ilir Paja kishte drejtuar armën në drejtim të tij, ka qëlluar dy herë me armë në drejtim të mjetit ku ndodhej ai, ku si pasojë e ka plagosur me një plumb. Mjeti ka ndaluar pas përplasjes me autobusin e linjës së Unazës, i cili në atë moment ndodhej rastësisht i ndaluar në stacion. Punonjësi i policisë, Roland Mete, me qëllim që të neutralizonte veprimet e të pandehurit Ilir Paja, ka qëlluar një herë me armë te xhami i derës së djathtë, në drejtim të kroskotit, për të hapur derën e pasagjerit. Më pas ai ka hapur derën, ka bllokuar armën dhe ka nxjerrë të pandehurin jashtë dhe e ka shtrirë në tokë. Punonjësit të policisë, Bledi Haxhimali, i janë shkaktuar dëmtime, të cilat, sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda, të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit.