E Diel, 1 Nëntor 2026

60-vjeçari i braktisur tenton vetëvrasjen

Një 60-vjeçar nga fshati Golem i Lushnjës ka tentuar të vetëvritet, duke u varur me litar. Vendimin tragjik 60-vjeçari e ka marrë mëngjesin e djeshëm, por fqinjët kanë ndërhyrë menjëherë për t‘i dhënë ndihmën e parë dhe kanë arritur ta çojnë me frymë në spital. Shefqet Çela, lindur e banues në Golem është gjetur nga fqinjët në një kasolle pranë shtëpisë. Ai ka qenë i varur në traun e çatisë dhe sipas policisë ndërhyrja e fqinjëve ka qenë e shpejtë, sikundër dërgimi tij për në spitalin e Lushnjës. Megjithatë, mjekët thanë se gjendja e Çelës është mjaft e rëndë. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe ka dalë në përfundimin se 60-vjeçari vuante prej dy vitesh nga depresioni nervor. Ai jetonte i vetëm, pasi bashkëshortja i kishte vdekur, ndërsa dy vajzat jetonin larg. Vetmia e kishte çuar në dëshpërim të thellë, sa vendosi të vetëvritej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›