Kim Kardashian pozon si sirenë për “FHM”
Për të gjithë ata që mendojnë se nxehtësia e verës nuk është konsumuar plotësisht, ja ku vijnë fotografitë seksi të një vajze të mrekullueshme, e cila quhet Kim Kardashian. Për revistën “FHM” Kim, më joshëse se kurrë, vjen me bikini për të treguar format e plota duke dalë nga uji. Të gjithë e njohin tashmë: ajo është miliarderia amerikane mori emër nga programi televiziv për familjen e saj “Al passo con i Kardashian”, por edhe falë një videojë amatore që bëri xhiron e botës, ku bukuroshja me të dashurin e saj po kalonte disa momente intime. “FHM” e përzgjodhi për kopertinën e numrit të muajit nëntor, ku Kim vë në pah trupin e saj. Jo më kot Kardashian është në dhjetëshen e femrave më seksi në botë. Ajo deklaron se është 100 për qind natyrale edhe pse duket e vështirë për ta besuar totalisht. Por kjo megjithatë, nuk zbeh bukurinë e fotografive. E lagur nga uji, Kim është akoma më sensuale dhe joshëse.
Spice Girls
Grupi ribashkohet, mungon Viktoria
Kjo është koha e grupit të famshëm “Sipce Girls”. Mel B njoftoi se vajzat e grupit kanë menduar të ribashkohen pas një mungese të gjatë. “Nuk dua të them shumë në lidhje me këtë sepse nuk dua të shkatërroja atë që e konsiderojmë surprizë – ka thënë këngëtarja – por ajo për të cilën po punojmë është shumë e rëndësishme. Ribashkimi megjithatë nuk arriti të sillte pranë fansave Viktoria Bekamin. Lajmi bëhet i ditur nga “Sun” që prej disa javësh jep detaje lidhur me këtë eveniment. Mendohet se ky është një vendim personal, pasi zonja Bekam preferon t’i dedikohet familjes së saj. Një tjetër version flet për një mosmarrëveshje mes asaj dhe Mel B. Gjatë bashkëpunimit të tyre të fundit u kuptua një tension dhe zonja Bekam la të kuptohej se nuk do të ishte më pjesë e grupit të famshëm.
15 Tetor 2009