E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Mehmeti prezanton librin e fundit "Fara e Bimës së Keqe"

Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Kim Mehmeti nuk rresht së botuari libra, duke dhënë një kontribut të madh në fushën e letrave shqiptare. Këtë herë ai vjen me një botim krejt të veçantë për artdashësit shqiptarë. Shtëpia botuese "Toena" ka organizuar në ambjentet e Bibliotekës Kombëtare një konferencë ku ka promovuar librin e Kim Mehmetit , "Fara e Bimës së Keqe" . Në këtë libër janë përmbledhur disa nga artikujt më kryesorë që ka shkruar Kim Mehmeti kohëve të fundit në shtypin e përditshëm shqiptar të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Gjatë konferencës kanë qënë të pranishëm miq e kolegë nga të cilët nuk kanë munguar opinionet dhe vlerësimet më të mira për autorin. Shkrimtari Ali Aliu dhe njëkohësisht njeriu që ka bërë dhe parathenien e librit duke vlerësuar Mehmetin ka vënë në dukje dhe fuqinë që buron nga vetë autori. Në fund të promovimit Kim Mehmeti është shprehur se ndihet mirë që shkruan veprat e tij në dy gjuhë atë maqedonase, por edhe në gjuhën amëtare nga vjen edhe frymëzimi për të.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›