Kim’i s’lodhet për Bush’in

Kim Kardashian nuk është duke u shqetësuar për lidhjen e saj me Reggie Bush.
Lojtari i “New Orleans Saints” ishte paraparë që të kthehet në emisionin televiziv të bukuroshes dhe ja kishte dërguar asaj disa mesazhe.
Por, Kim ka injoruar mesazhet e Reggie!
“Ai dëshiron që ajo t’i kthehet”, ka thënë një burim për “RadarOnline. “Ai nuk është i lumtur pa të. Kim tashmë është rritur. Në të kaluarën ndoshta kishte qarë nëse kishte ardhur deri këtu por tani nuk vepron ashtu”, ka thënë burimi.
Reggie ka treguar se nuk e ka tradhtuar Kim’in pavarësisht disa lajmeve që janë shkruar nëpër gazeta lokale e që janë marrë nga disa kamerier si burime, të cilët e kanë parë atë me disa vajza.
Sportisti ka shkruar edhe në Twitter ku ju ka thënë shokëve të tij se ishte dalë me disa shoqe dhe ky mesazh do të thotë shumë për Kim.
“Ai ka shkruar atë në Twitter sepse ka menduar se ajo nuk do ta lexoj”, ka thënë një burim.
“Madje për këtë ka mundur t’i tregoj dikush tjetër”.
Megjithatë shokët besojnë se Kim dhe Reggie ka mundësi që të kthehen prapë së bashku.
“Ndoshta, do të merr shumë kohë kjo gjë”, tha burimi. “Por këta njerëz janë të dashuruar. Gjithkush që i njeh e di se nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin. Pyetja është se kur ata dhe si do të bashkohen ata”.