Ushqimet e këqija janë si droga
Obeziteti lind nga koka, jo nga stomaku. Etja për ushqim e ka origjinën në tru dhe vë në lëvizje të njëjtin mekanizëm nga ku lindin varësitë ndaj drogës, seksit, internetit, të bërjes pazar dhe alkoolit. Taste të ndryshme që i bien vetëm një note: asaj të kënaqësisë, të drejtuar nga truri përmes një qarku të vetëm. Brenda ushqimeve gjendet edhe kategoria “junk food”, e karakterizuar nga niveli i lartë i sheqernave dhe kalorive, që nxit edhe më shumë neuronet e kënaqësisë. Ja përse kaviet e laboratorit të institutit të “Scripps Research Institute” në Florida, pas një muaji e gjysmë dietë me bazë proshutë, salçiçe, torta dhe çokollata, fillonin të silleshin si qenie të droguara. Madje as një shkundje elektrike në këmbë nuk arrinte t’i mbante larg vaskës së “junk food”-it.
“Sistemi i kënaqësisë është shumëfunksional. Ai mund të nxitet nga stimuj të ndryshëm, siç është të bërit pazar, seksi ose interneti. Ngrënia është një burim i rëndësishëm kënaqësie. Kjo është edhe arsyeja që mund ta klasifikojmë mes sjelljeve që krijojnë varësi”, thotë një neuroshkencëtar. Përballja me drogat është zbuluar me kohë, por ka një limit: “Substancat narkotike veprojnë menjëherë në metabolizmin e trurit, ndërkohë që ushqimi dhe objektet e tjera të kënaqësisë natyrore nxisin sistemin e kënaqësisë, por nuk arrijnë t’i zëvendësojnë dhe të mbivendosin funksionet e tyre”. Të kurohesh nga varësia ndaj ushqimit është më e thjeshtë sesa të çlirohesh nga drogat.
Kaviet e Institutit të Floridës, në një eksperiment të publikuar së fundmi në revistën shkencore “Nature Neuroscience”, kanë pasur shumë probleme që të hiqnin dorë nga dieta me bazë salçiçe dhe çokollatë. Në 40 ditë liri totale, kaviet u bënë obeze dhe në tru sistemi i kënaqësisë u bë më “dembel”. çdo ditë, minjtë kishin nevojë për një sasi më të madhe stimujsh kënaqësie, që i merrnin duke rritur vazhdimisht racionet e “junk food”, pavarësisht shkarkesave elektrike. “Qarqet e trurit përshtaten”, shpjegon neuroshkencëtari. Transmetimi i një ndjenje kënaqësie mes qelizave nervore shfrytëzon një neurotransmetues, që quhet dopaminë. “Kur ka më shumë dopaminë në qarkullim, truri kompenson tepricën, duke zvogëluar numrin e receptorëve. Kjo është edhe arsyeja që ndjesia e kënaqësisë rritet gjithnjë e më shumë”.
“Në fund kaviet humbisnin kontrollin e sjelljes së tyre, shenjë që tregon se po krijohet një varësi në tru”, shkruajnë shkencëtarët Paul Johnson dhe Paul Kenny në studimin e tyre. “Kjo shenjë është tipike tek ato kavie që kanë krijuar një varësi. Shumë persona, të cilët janë jashtëzakonisht mbipeshë, janë të vetëdijshëm për pasojat negative për shëndetin, por asnjë nuk sforcohet që të reduktojë vaktet ose të zvogëlojë porcionet”, vazhdojnë më tej studiuesit.
Natyrisht që nuk ishte qëllimi i tyre, por studiuesit amerikanë konfirmuan gjithashtu me eksperimentin e tyre se ushqimi mund të shërbejë për të kompensuar mungesën e dashurisë dhe mërzitjes, duke qenë se është një nga format e shumta të kënaqësisë që rrjedhin në trurin tonë, për të na dhënë dozën e përditshme të kënaqësisë. “Kjo bindje e zakonshme ka një të vërtetë brenda saj, që edhe nëse nuk gjeneron në forma të rënda si bulimia, etja për ushqim, shpeshherë lind nga një mekanizëm i kënaqësisë i kalibruar keq”.
Sipas studiuesve, obeziteti është pak a shumë si një virus ngjitës. “Besoj se këtu faji më i madh u bie obezëve, ndërkohë që faktori kryesor është ambienti. Në mjekësi rezulton se një person i cili bëhet obez shëndoshet 8,5 kilogramë, ndërsa miku i një personi të bërë obez, shëndoshet 2,5. Në të vërtetë, disa janë shëndoshur më pak, ose nuk janë shëndoshur fare, ndërsa të tjerë më shumë. Gjithë këto kilogramë duket sikur janë vënë me një shëndoshje natyrale, që verifikohet kur një subjekt fillon të plaket”, pohon një nga studiuesit.
#