E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kina dhe Japonia, të tjera medalje

Kina dhe Japonia mbi të tjerët në ditën e gjashtë të Kampionatit Botëror të Notit, që është duke u zhvilluar në Fukuoka dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Kina ka siguruar të artën e dhjetë, ndërsa Juxi Çen ka zënë vendin e parë në hedhjen nga platforma 10 metër për femra. Madje duke lënë nga pas bashkatdhetaren Kuan Hongçam dhe kanadezen Kaell Mekkei.

Ndërkohë rikthehet tek medalja e artë Japonia e kjo në notin artistik, pikërisht në programin e lirë për vajza. Në vendin e parë Inui Jukiko, ndërsa pas saj Vasiliki Aleksandri e Australisë dhe Kejt Shortman e Britanisë së Madhe.

Kampionati Botëror i Notit përfundon më 30 korrik dhe do të vijojë të jetë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar me të gjithë programin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›