E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina: Do të investojmë në eurozonë

Kina do të vazhdojë të investojë në borxhin publik të eurozonës. Këtë gjë e ka konfirmuar guvernatori i Bankës Qendrore kineze, Zhou Xiaochuan.

Ai ka shtuar se Pekini ka besim tek euro dhe në aftësinë e pjesëtarëve të eurozonës për zgjidhjen e krizës që i ka përfshirë.

Kjo siguri vjen pak pas vizitës së presidentit të BE-së, Van Rompuy, dhe të kreut të Komisionit Europian, Barroso.

Kryeministri kinez Wen Jiabao u takua me krerët europianë dhe diskutimet u mbështetën në investimet e Kinës  për të ndihmuar vendet e gjunjëzuara nga borxhi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›