E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi, ndryshime në qeveri pas humbjes

Francë

Presidenti francez, Sarkozi, pritet që të bëjë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar në vijim të një humbjeje të thellë që ka pësuar partia e tij në zgjedhjet lokale. Presidenti është takuar dje me Kryeministrin e vendit, Fillon, për të diskutuar në lidhje me strategjinë që duhet ndërmarrë për të ndryshuar situatën. Shefi i stafit i Presidentit tha se shumë shpejt është planifikuar një ndryshim i madh brenda kabinetit qeveritar. Zgjedhjet e fundit lokale i kanë lënë në dorë Partisë së Sarkozisë qeverisjen e vetëm 22 rajoneve. Pas numërimit të të gjitha votave situata ka kaluar në favor të socialistëve që kanë marrë 545 të votave, ndërkohë që e djathta e Sarkozisë ka fituar vetëm 36%. Pjesëmarrja në votime ishte 51%. Zgjedhjet janë gjithmonë si në çdo vend edhe në Francë një test i madh i popullaritetit të partive të ndryshme dhe aktualisht zgjedhjet lokale në Francë janë një tregues shumë i mirë për klimën para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në vend që do të zhvillohen në vitin 2012. Për të djathtët, rezultati i dobët është një zile zgjimi për ndërmarrjen e veprimeve më të shpejta dhe më radikale për të përmirësuar imazhin e rënë të së djathtës. Liderja e opozitës franceze, Martine Aubruy, tha se rezultatet shprehin refuzimin e francezëve për politikat e Presidentit të tyre dhe të qeverisë. Sipas, një sondazhi të fundit, një pjesë e madhe e francezëve duan që të shohin ndryshime të qenësishme në qeveri pas këtyre zgjedhjeve dhe një linjë qeverisjeje më të mençur e më të mirë. Media franceze ka sugjeruar edhe emrat e personave që mund të zëvendësojmë ministra të ndryshëm të kabinetit. Këto rezultate e kanë bërë Sarkozinë që të mendohet mirë para se të vazhdojë me ndërmarrjen e reformave gjithëpërfshirëse që mund t’i kushtojnë edhe votën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Vetë Sarkozi ka sugjeruar për një pauzë në vrullin e reformave duke i lënë ato pas zgjedhjeve. Shumë njerëz janë të inatosur në lidhje me premtimet e pambajtura elektorale të Presidentit. Njëri prej tyre ishte rritja e mirëqenies së francezit të zakonshëm dhe shndërrimi i Francës në një vend më konkurrues me fqinjët dhe në arenën ndërkombëtare. Këto janë ende premtime të pambajtura që sigurisht do të përkthehen edhe në refuzimin e votës së francezëve në kutitë e votimit 3 vjet më pas. Shifrat e larta të papunësisë dhe reformat në sistemin e pensioneve janë ndër më acarueset që u kanë shkaktuar njerëzve probleme dhe refuzim ndaj politikave të qeverisë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›