E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë do të thotë kjo fitore për Obamën?

Miratimi i ligjit nga Kongresi ishte një fitore e madhe pas një përpjekjeje të gjatë dhe të vështirë në të cilën ishte në rrezik edhe vetë reputacioni i Presidentit. Obama veproi edhe kundër vullnetit të disa demokratëve që kërkonin ndalimin e këtij miratimi për t’iu kushtuar më shumë çështjeve të ekonomisë dhe punësimit. Pa dyshim është një moment përcaktues për presidencën. Mosvotimi i ligjit do të kishte krijuar dasi brenda demokratëve dhe do të kishte hedhur hijen e dyshimit edhe për betejat e ardhshme të Presidentit. Ky moment mund t’i japë atij mundësinë e një ringritjeje pas disa momenteve të vështira që po kalon presidenca për shkak të krizës ekonomike.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›