Kina dhe Perëndimi saj i largët
Kush e ka përjetuar tragjedinë e Tibetit nga ana tjetër e botës nuk mund ta imagjinojë këndvështrimin e kinezëve. Nga familjet që takohen darkave në restorantet e Pekinit deri te të rinjtë që e shprehin veten krejt ndryshe, ndihet një indinjim mjaft ndryshe nga ai i yni. "Tibetianët janë mosmirënjohës", është një nga frazat që dëgjon shpesh atje. Mosmirënjohës, sepse kinezët janë të bindur se kanë bërë shumë për ta: në fillim i çliruan nga një teokraci feudale dhe parazitare, pastaj i ndërtuan spitale, rrugë, aeroporte dhe hekurudha. Madje, atyre iu dha një privilegj, që më parë u ishte mohuar të gjithë kinezëve khan: si një minorancë etnike, tibetianët nuk janë të detyruar të respektojnë rregullin e djalit të vetëm. Dhe si përgjigje, "mosmirënjohësit" filluan të shkaktojnë dhunë kundër popullatës kineze.
Por kështu nuk e mendojnë dhe gjykojnë vetëm kinezët që jetojnë brenda kufijve të Republikës Popullore, të cilët janë nën ndikimin e propagandës, ku informacioni censurohet dhe manipulohet. Madje, edhe komunitetet e studentëve kinezë në universitetet amerikane përballë ngjarjeve në Tibet, ndihen të rrethuar nga një mur keqkuptimesh. Ndiejnë të ndërtohet një keqdashje nga ana e perëndimorëve. Dëgjojnë akuzat që i drejtohen Pekinit, konsiderohen si viktimat e një lufte ideologjike. Këta të rinj kinezë, që prej vitesh banojnë në Shtetet e Bashkuara, lajmet për ndodhitë e fundit në Tibet i kanë marrë ashtu si edhe pjesa tjetër e botës; kanë dëgjuar të flasë Dalai Lama; kanë dëgjuar dhe lexuar komentet e shumë gazetarëve. Por, gjithsesi, edhe këta kinezë që jetojnë jashtë kufirit të Republikës Popullore, ndajnë të njëjtin mendim me patriotët e tyre për tibetianët "mosmirënjohës". Realisht, shumë kinezë të shekullit të njëzetë, mbajnë ndaj vendit të tyre një qëndrim që na kujton atë të pionierëve amerikanë të viteve 1800. Tibetianët janë indianët e tyre lëkurëkuq: njerëz të egër, të pazotë për t‘u përshtatur me revolucionin industrial. Dhe kështu kinezët ndihen si prurësit e një misioni civilizues. I konsiderojnë tibetianët si një popull inferior. Por, ai që nuk e ka vizituar Kinën nuk mund ta kuptojë këtë paradoks: vendi më i populluar në planet, më së shumti është territori më pak i banuar në botë. Kinezët etnikë janë gati të gjithë të përqendruar në zonat lindore dhe jugore, ku dendësia e popullsisë është tepër e lartë. Dhe mbeten gati të zbrazëta vende si Mongolia, Xinjiang, Tibeti etj. Në këto zona, një udhëtar mund të kalojë ditë me radhë pa hasur një qytet të vërtetë; ndonjëherë pa takuar as edhe një gjë të gjallë. Kina e shekullit të njëzetenjë është e zënë duke "sjellë progres", kolonizim, në ato rajone të pafundme, të cilat përfaqësojnë Perëndimin e saj të largët: kufiri i ri i zhvillimit. Në mes të shkretëtirave, stepave mongole dhe lartësirat e Himalajave, punojnë batalione teknikësh dhe punëtorësh kinezë për të ndërtuar autostrada, hekurudha, linja elektrike dhe telefonike. Pikërisht si të parët e tyre që emigruan në Amerikë, ku ndërtuan hekurudhën transkontinentale, e cila do të lidhte Bregun Lindor dhe Paqësorin. Synimi i ri, pra Perëndimi i largët kinez, përfaqëson edhe shpresën e madhe për të shpëtuar nga një kolaps i ardhshëm, Shangain, Shenzen dhe Kanton: është pikërisht atje, në mes të shkretëtirave, ku kinezët kërkojnë naftën dhe gazin, ujin dhe metale për të vazhduar rritjen e zonave juglindore. Ndërmjet Pekinit dhe Perëndimit të largët kanë lindur metropole të reja gjigante, të cilat përfaqësojnë kolonizimin. Për shembull, Çonqing (30 milionë banorë), një "oktapod" i vërtetë industrial, tentakulat e të cilit po zgjaten me shpejtësi.
Në ato shkretëtira në mes të Kinës rrjedhin dy ngjarje, ai i pushtimit kolonial drejt Perëndimit dhe emigrimi i më të varfërve, të cilët nga fshatrat e mbetur në mëshirë të fatit rendin drejt fabrikave industriale për të kërkuar një punë. Duhet të shohësh këtë lëvizje për të kuptuar Kinën e sotme, forcën dhe anën e pamëshirshme të saj.
Është mundi që ka kaluar Rob Giford, një gazetar i ri perëndimor, i cili ishte dërguar në Kinë si korrespondent që në vitin 1987. Kur u lajmërua se ishte duke e përfunduar detyrën e tij si korrespondent në Kinë, Giford vendosi ta përshkonte të gjithë vendin me anë të rrugës tokësore. U nis për udhëtim në Autostradën 312, e cila përshkonte Kinën për gati pesë mijë kilometra, nga Lindja në Perëndim. Niset nga Shangai drejt zemrës së varfër të vendit, deri sa arriti shkretëtirën Gobi dhe prej aty mbërriti në Rrugën e vjetër të Mëndafshit. Autostrada 312 është si një e krisur në mes të Republikës Popullore: e ndan Kinën gjerësisht në dy pjesë, mbi të gjitha i gjallëron të gjitha zonat e "vdekura". Kjo autostradë të lejon të bësh një udhëtim në hapësirë dhe kohë, nga Kina më e pasur dhe e përparuar deri në zonat që i përkasin Botës së Tretë. Vetë Autostrada 312 është një mikrokozmos, sepse Kina e sotme është një komb në lëvizje të vazhdueshme. Është teatri i eksodit më të madh njerëzor që ka ndodhur ndonjëherë në histori: çdo vit 15 milionë fshatarë largohen nga fshati drejt qytetit. Autostradat janë version bashkëkohor i hekurudhave ndërkontinentale të Shteteve të Bashkuara në vitet tetëqind. Por, 312 është bërë edhe një vend kulti, një itinerar në modë për të rinjtë e qyteteve në kërkim të emocioneve, ekuivalenti i legjendares amerikane "Route 66". Gjatë autostradës kineze manifestohen dy pelegrinazhe me natyrë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Nga njëri krah qëndron një popull në kërkim të shpresës, si fshatarët e Oklahomës në vitet 1930, të varfrit që shtypeshin në vazhdimësi dhe arratiseshin drejt Kalifornisë. Ndërsa në krahun tjetër qëndron një rini në kërkim të emocioneve dhe aventurave që nisin nga Shangai me një shpirt entuziast dhe bashkëkohor. Shkojnë drejt shkretëtirës së Gobit për të kërkuar "Kaliforninë" e tyre. Autostrada është vendi më i mirë për të kuptuar shpirtin e Kinës së sotme, lëvizjen e saj të vazhdueshme, maninë për t‘u spostuar, transferuar, për të transportuar njerëz dhe plaçka. Dhe për të provuar se çfarë vendi do të bëhet Kina, Giford filloi të eksploronte këtë arterie kryesore: "Ideja ime është t‘u përgjigjem këtyre pyetjeve duke udhëtuar në Autostradën 312, ndër kamionistë dhe prostituta, të rinj dhe artistë, fshatarë e tregtarë celularësh". "Në Shtetet e Bashkuara" shkruan Giford, "ka qytete të reja me pak më shumë se një milion banorë. Ndërsa në Kinë ka qytete me dyzetekatër milion. Mund të ndodhë të udhëtosh në Kinë, të shkosh në një qytet të madh, dy herë më i madh se Nju Jorku dhe të mendosh se këtë qytet nuk e kishe dëgjuar kurrë më parë. Por kjo autostradë ka kontribuar në këtë ndryshim të madh që po pushton Kinën. Ka kontribuar për përhapjen e fabrikave të mëdha, të cilat janë në kërkim për vende që kushtojnë sa më pak dhe për punëtorë "emigrantë", të cilët kënaqen me pak".
Pikërisht ky udhëtim i gjatë nis nga Shangai - "energji, atmosferë, shpresë, mundësi: gjithçka është aty" - ku Giford fokuson menjëherë një ndryshim ndërmjet tyre dhe nesh. I ndan në dy grupe "turistësh" që shëtisin buzë Bund-it, lumi i gjatë i Shangait, gjatë të cilit shtrihen pallatet madhështore të viteve 1900 dhe në krahun tjetër ndodhet Pudong, Manhatani i Azisë, plot me grataçiela vezulluese. "Perëndimorët, siç bën cilido prej tyre në Shangai, kërkojnë të rikrijojnë të shkuarën, duke u shkrepur ndonjë fotografi pallateve koloniale. Edhe kinezët bëjnë atë që çdo kinez nuk mund të mos e bëjë në Shangai, kërkojnë të arratisen nga e kaluara, duke shkrepur foto nga ana e kundërt".
Duke u futur sa më thellë në Kinën e stërmadhe, pikërisht pranë provincave të Anhuit, Giford përballet me një njeri në biçikletë, i cili kishte varur një flamur të vogël të kuq në timonin e biçikletës që valëvitet, ndërsa ai pedalon dhe në rrotën e prapme kishte vënë një tabelë ngjyrë jeshile, në të cilën shkruhej "Udhëtoj drejt Kinës kundër korrupsionit". Ai quhej Jang Yongkang dhe pretendonte se ia kishin shkatërruar jetën funksionarë shtetërorë të pandershëm. "Të gjitha njësoj këto dinastitë", komenton çiklisti i vetmuar, "nisin mirë, por pastaj prishen. Pikërisht për këtë kemi nevojë, për një reformë politike. Përndryshe, partia dhe vendi do të përfundojnë si mos më keq brenda disa dhjetëra vitesh. Në Perëndim njerëzit kanë një model moral të brendshëm. Kinezët jo. Nëse nuk ka diçka të jashtme që t‘i ndalojë, ata bëjnë atë çfarë duan pa pyetur, madje as veten nëse është e drejtë apo e gabuar". Një natë me një prostitutë në një qytet provincial, nxjerr në pah mrekullitë e karaokes: "Si gazetar radiofonik kam zbuluar se me kalimin e viteve, të bindësh kinezët për të folur me zemër të hapur përpara një mikrofoni është një lodhje e padukë. Edhe pse në vend nuk është më ajo atmosfera maoiste, ka një ngurrim të madh për t‘u shprehur lirisht, mbi të gjitha me një të huaj. Por mjafton t‘i japësh mikrofonin në një bar karaoke një kinezi dhe ai ose ajo nuk ngurron aspak për të kënduar. Karaokja për aziatikët është mënyra më e pranueshme për të shprehur atë çfarë ata ndiejnë në thellësi të shpirtit të tyre".
I vetmi i huaj në një rrugë fshati drejtuar për në Jinçang, reporteri amerikan takohet me një gjinekologe, e cila shkon fshat më fshat për t‘i detyruar abortin grave shtatzënë që e kanë një fëmijë. Kështu zbulon një të vërtetë mizore, një histori abortesh të detyruar edhe në muajin e tetë nën presionin e policisë. "Doktoresha nuk e kupton që po thotë gjëra shumë delikate. Për të është gjithçka logjike, patriotike dhe e drejtë. "Kinezët janë të shumtë në numër", përsërit ajo. Kur e pyes se si ndihet si nënë kur bën të tilla gjëra, ajo nuk kupton as pyetjen. Kinezët shohin botën perëndimore, më shumë shtatzëni në moshë farë të vogël dhe normalisht edhe pasojat e tyre dhe bëjnë pyetjen retorike, çfarë dreqin mendojmë se po bëjmë, të lëmë të ndodhi e gjithë kjo, kur kollaj fare mund ta zgjidhim me një procedurë të thjeshtë mjekësore".
Pasi mbërriti në shkretëtirën Gobi ku autostrada shënon 2643 kilometra nga Shangai, në qytezën Zhangye Giford gjendet përballë disa manifesteve të Bred Pit dhe Anzhelin Zholi, publiciteti i filmit "Z. dhe Znj. Smith". Përballet edhe me përfaqësuesit lokalë të "Amuay", një kompani shitjesh amerikane, e cila tregton produkte shtëpiake. Kjo është një nga pjesët më interesante të tregimit të tij. Grupi i tregtarëve të "Amuay", në kufijtë e shkretëtirës më të zbrazët të Azisë Qendrore, është i organizuar gati si një bashkësi fetare. Kanë mbledhjet e tyre, në të cilat dëgjojnë me vëmendje shefin e tyre të marketingut për të mësuar teknika të reja, me anë të të cilave do të shesin produkte nga më të habitshmet për vendin në të cilin ndodhen: deodorantë për trupin në një territor të pushtuar nga rëra dhe pluhuri dhe ku klientët më të shumtë janë muratorë të vrazhdë kantieresh ndërtimi. Gati si në një mirazh ndërmjet dunave të shkretëtirës, Giford ka vizionin e ëndrrës kineze dhe të ëndrrës amerikane, të cilat përzihen me njëra-tjetrën. Autostrada 312 vazhdon drejt Xinjiang, ish-Turkmenistani lindor populluar nga njerëz me besim islamik. Xinjiang është sa Italia, Franca, Gjermania dhe Spanja së bashku. Nëse do të ishte një shtet më vete do të ishte i gjashtëmbëdhjeti në radhë për nga sipërfaqja, madje ka edhe njëzet milionë banorë. Po shfrytëzohet nga naftësjellësi që transporton energji nga Azia Qendrore. Alumin, hekur, bakër, flori: nën rërën e shkretëtirës ndodhet një pasuri e pafundme.
Celulari i Giford fillon të vibrojë, siç ndodh gjithmonë kur futesh në një tjetër provincë ose rajon. Mesazhi publicitar thotë: "Mirëserdhët në Xinjiang". Menjëherë më pas mbërrin edhe një tjetër mesazh: "Kërkon një dhuratë? Netriti i Khotan është perfekt për çdo rast. Telefono menjëherë në këtë numër".