Birmani, bilanci zyrtar i viktimave të ciklonit: 78 mijë
Shifra zyrtare e viktimave që shkaktoi kalimi i ciklonit Nargis mbi Birmani, ka shkuar në mbi 78 mijë njerëz, ndërkohë që 56 mijë të tjerë janë ende të zhdukur. Bilanci i rëndë është prezantuar në televizionin shtetëror birmanez, që më herët kishte dhënë një shifër prej 43 mijë të vdekurish dhe 28 mijë të zhdukurish. Gjithsesi, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara, vazhdojnë të pretendojnë se mbi 100 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e ciklonit të tërbuar. Agjencitë humanitare vazhdojnë të jenë të frustruara për shkak të progresit të ngadaltë të shpërndarjes së ndihmave në zonat e goditura më keq. Cikloni Nargis u përplas mbi rajonet jugore të Birmanisë, përfshirë deltën e Irravadit, në datat 2 dhe 3 maj. Një korrespondent i BBC-së në zonë, rrëfen se zyrtarët e huaj të ndihmave nuk janë lejuar ende të shkelin në këtë zonë.