Olsi: Nuk është keq të jesh 34 vjeç
Ndërkohë që Arbri mban me muhabet Olsin, pjesa tjetër e banorëve përgatitet për surprizën me rastin e ditëlindjes së Olsit. Poli vishet dhe bëhet gati, ndërkohë që Najada i bën tatuazh Titit. Najada i thotë se nuk e lënë qimet të pikturojë mirë, madje i propozon atij t‘ia heqë me brisk, por Astriti me të qeshurën e tij i jep të kuptojë Noçes se nuk ka aspak ndërmend të depilohet.
Dorina me Jonidën bëjnë makijazhin për t‘ju përshtatur surprizës. Ndërkohë, në kopsht janë bërë gati të gjitha përgatitjet për koncertin "live" të Lenny Kravits, në kopshtin e "Big Brother".
Arbri, Poli dhe Astriti do të imitojnë Lenny Kravits me grupin. Lenny do të jetë vetë Astriti. Të tre djemtë kanë vendosur paruke për t‘ju përshtatur sa më shumë grupit real.
Ndërkohë, Najada shoqëron Olsin për në kopsht dhe ia ka mbyllur sytë. Ai del në kopsht dhe menjëherë fillon koncerti. Olsi duket shumë i befasuar dhe i gëzuar njëkohësisht. Astriti këndon, Poli i bie baterisë, Arbri është kitaristi, ndërsa Dorina me Jonidën imitojnë kubistet e vendosura në dy krahët e grupit. Koncerti ka dalë një sukses i vërtetë.
Surpriza për ditëlindjen e Olsit nuk ka përfunduar me kaq. Ndërkohë që Olsin e kanë thirrur në dhomën e rrëfimeve, banorët përgatisin tavolinat në kopsht për të shtruar një darkë të veçantë për të. Ata e kanë zbukuruar tavolinën më së miri, duke e mbuluar me peshk, prodhime deti, verë, shampanjë dhe tortë. Të gjithë presin vetëm Olsin, i cili po vonohet. Ndërsa Astriti po përgatit fishekzjarrët. Olsi del dhe sërish habitet nga festa e përgatitur dhe fishekzjarrët, madje ai shton se nuk kanë të mbaruar festimet. Ai u tregon të gjithëve dhuratat që ka marrë. Ai hap shampanjën dhe pi së bashku me Najadën nga një gotë, e cila ndahet në dy pjesë dhe një ia ka dhënë Najadës dhe me gjysmën tjetër pi vetë.
Olsi i falënderon të gjithë për impenjimin dhe shton se 34 nuk është ndonjë moshë e keqe. Ata ulen të hanë dhe Olsi ngre një dolli që t‘u plotësohen dëshirat të gjithëve, ashtu si i janë plotësuar edhe atij.
Jemi rritur
Është një natë mendimesh të çuditshme dhe pak nostalgjike: banorët kanë ndjesinë se eksperienca e BB, që i ka prekur shumë, është duke mbaruar me ritme marramendëse. Arbri, Poli dhe Olsi thonë se brenda shtëpisë 24 orë jetë vlejnë sa një javë jashtë. Arbri madje thotë se kjo eksperiencë vlen më shumë se një master. Kur mendon se ia ke hedhur kësaj prove, në jetën e vërtetë ndihesh më i sigurt.
Thonë se afrimiteti që kanë krijuar me njëri-tjetrin, me njerëz që nuk do ishin takuar ndoshta asnjëherë në kushte normale dhe përshtatja e toleranca janë si trajnime për forcimin e karakterit. Ata thonë se e kanë përjetuar këtë eksperiencë si një shkollë. Një nga mendimet që u lind është se jeta në BB i ka bërë të shohin një spektër më të gjerë ngjyrash, kur vjen puna për të matur veten me të tjerët. Ata tregojnë se ndihen tepër të izoluar, duke qenë se është edhe sezoni i parë i BB dhe se nuk e kanë idenë sesi kanë reaguar njerëzit ndaj programit dhe atyre vetë. Olsi thotë se ai ka filluar të mendojë gjatë kohës që ka qenë brenda, se jeta e tij (në lidhje me Lusikën, ish të dashurën) ndoshta mund të përfundonte njëlloj, por ai deri tani nuk bëhet pishman për asgjë, pasi çdo gjë që ka bërë, e ka ndjerë.
Ata flasin sikur do të jenë shokë përgjithmonë dhe sado që ditët do të kalojnë, atyre nuk do t‘u fshihen nga kujtesa detajet e marrëdhënieve mes njëri-tjetrit. Tashmë kujtimet e tyre më të forta lidhen me shtëpinë dhe banorët e tjerë. Seriozisht, banorët janë bërë shumë nostalgjikë ndaj gjithçkaje që kanë kaluar brenda shtëpisë dhe ata ndihen si të mbijetuar.
Çuditen me faktin sesi janë mësuar të qëndrojnë brenda një shtëpie për gati tre muaj dhe shumë nga veprimet që kanë bërë zakonisht, tani kanë nisur të duken pakuptim, si për shembull të hedhësh parfumin, ose të veshësh këpucët. Ata fantazojnë sesi mund të jetë kur të dalin dhe të takohen në rrugë ose në ndonjë klub.
Ata trillojnë shumë linja ngjarjesh, në fakt, që mund të ndodhin në të ardhme, kur ata të kthehen në botën e vërtetë, edhe pse pa e kuptuar ata e përjashtojnë krejtësisht realitetin. Vetëm dy banoret më të reja heshtin në këtë bisedë, ato nuk ndihen njëlloj, duke qenë se kanë shumë pak kohë brenda. I heshtur gjatë kësaj bisede qëndron edhe Astriti, i cili është ose tepër i lodhur, ose e di se kjo është një nga herët e fundit që ata janë të mbledhur bashkë.
Dhurata e Olsit për Titin
Banorët janë mbledhur në dhomën e ndenjes, ku Olsi i bën një dhuratë Astritit. E veçanta e dhuratës qëndron se Olsi i ka dhënë bluzën e Lenny Kravits dhe kapelën e bardhë, e cila Titit i shkon shumë. Këto rroba për Olsin kanë një kuptim të veçantë dhe prandaj janë vlerësuar shumë nga Titi. Por edhe Olsi ka vlerësuar shumë kontributin e Astritit në ditëlindjen e tij.
Pas kësaj, banorët kujtojnë me nostalgji momentet e bukura të kaluara brenda në shtëpi. Poli kujton Besartën, të cilën fillimisht nuk e kuptonte kur fliste, ndërsa Najada kujton ditën e parë kur ajo hyri në shtëpi, madje mban mend edhe si ishte veshur. Najada përmend edhe Nardin, për të cilin thotë se kur ishte mbrëmja e spektaklit, të gjithë ishin të veshur e të pispillosur, ndërsa ai dilte me tuta. Ata kujtojnë edhe mënyrën e veçantë se si ai qeshte. Ndërsa Juli e acaronte Noçen kur qeshte. Gjithashtu ata kujtojnë edhe momentet e vështira dhe të gëzueshme që kanë kaluar gjatë provave të ndryshme. Astriti i thotë Arbrit faktin që ka festuar ditëlindjen në shtëpinë e Vëllait të Madh. Ai shton se është një gjë e rrallë e cila duhet vlerësuar.
Ndërkohë, Poli shtron tavolinën dhe banorët ulen të hanë drekë.
"Rini e djegur"
Është filmi kult me James Dean, por edhe temë e bisedës që lindi nga komenti i Astritit se rinia e sotme është e shthurur. Najada ngacmon Astritin derisa ai merr një shapkë dhe i bie me shaka. Vjen edhe Poli,ndërsa Najada shkrihet nga të qeshurat, se Titi i ka ofenduar rëndë që në mëngjes me atë që tha në transmetim te "New Day". Astriti thotë se nuk i bëhet vonë se të tjerët ndihen keq. Ai tha atë që mendon. Dy të tjerët qeshin, e sidomos Najada që nuk pushon së ngacmuari.
Najada
Najada i tregon Jonidës për natën e parë në BB, duke thënë se atë natë ishte femra më e zhveshur, pasi të gjitha të tjerat ishin veshur deri në grykë. Dy vajzat kanë biseda mbi ish-banorët dhe faktin që shumë shpesh ziheshin për cigaret. Najada nuk flet shpesh për profesionin e saj, por edhe kur flet, nuk të krijon ndonjë fantazi të veçantë. Zakonisht ajo përshkruan detaje që kanë të bëjnë me komunitetin dhe mjedisin brenda shkollës. Shumë pak flet për prirjet e saj artistike drejt rrymave të ndryshme të pikturës, ose ndjesive prej të cilave krijon një pikturë.
Diskutime
Çunat po pastrojnë kopshtin nga letrat e hedhura andej-këndej dhe bëjnë shaka me Najadën, që rri këmbë përmbi këmbë dhe i sheh. Ata zbaviten duke bërë batuta, pasi kjo duket sikur është punë vetëm për çunat. Astriti kujton poemën e Çajupit dhe thotë se në BB është e kundërta, gocat rrinë edhe çunat punojnë. Jonida i sulet Dorinës, pasi mendon se ajo i ka marrë një peshqir, pastaj duke menduar se Dorina ka dalë nga banja, nis e i bën thashetheme Najadës për Dorinën. Jonida i thotë Najadës se Dorina është acaruese e menjëherë dëgjohet përgjigjja e Dorinës nga banja që lajmëron se ajo gjendet ende aty. Jonida kërkon të justifikohet duke i thënë Dorinës se reagimi i saj ishte i tepruar, por Dorina i thotë se ajo e akuzoi pa të drejtë dhe i vuri në dyshim fjalët, duke dashur ta nxjerrë si gënjeshtare. Vajzat zihen me fjalë, pa tentuar aspak që t‘i vënë kapak kësaj bisede. Najada qesh me situatën, duke i ironizuar të dyja. Dorina e ngacmon Olsin duke i thënë se ai nuk e mbrojti dashurinë e vet gjatë pyetjeve të Krastës. Olsi i thotë se dashuria nuk ka nevojë të justifikohet dhe se ndjenjat e tyre nuk kanë fjalë të shpjegohen. Olsi shprehet se nuk është fare i shqetësuar për fjalët që mund të kenë dalë për ta. Dorina i thotë se njerëzit mund të mendojnë se ata të dy bëjnë gjithçka për spektakël. Olsi i thotë se nëse ajo i mendon gjërat ashtu, atëherë është problemi i saj. Dorina i thotë se ajo po supozon. Biseda e dy banorëve nuk është aspak produktive, pasi përfundon në ironi dhe sarkazëm.
Ditë e re
Banorët hipnotizohen pas televizorit, kur shfaqen pamjet nga emisioni i TCH, "New Day", dhe shohin me sytë e fiksuar duke lëshuar herë pas herë ndonjë pasthirrmë çudie.
Ata janë ende të përgjumur dhe ndihen pak të hutuar, duke pritur lidhjen direkte. Kur Adi Krasta i përshëndet, ata qëndrojnë ende pak të çuditur, megjithëse tregohen të shpejtë në përgjigje, duke i komentuar show-man -it se koncerti i djeshëm për Olsin ishte një event. Adi e pyet Najadën se çfarë mendimesh ka në lidhje me romancën e saj të re. Ajo i thotë se i kalojnë në mendje reagimet negative të njerëzve mosbesues ndaj ndjenjave të saj. Adi i thotë Olsit se ai është një legjendë urbane e Tiranës dhe e pyet sesi e bën të ndihet jeta në BB. Olsi i thotë se është e vështirë, por interesante. Biseda kalon te të gjithë banorët: Astriti flet për familjen, Arbri për Mardalenën, Dorina dhe Jonida për ndjesitë e reja që po përjetojnë, Poli për lidhjen e tij "live" me Inën.
Work it!
Është një nga mëngjeset më frenetike në "Big Brother" nga lidhja direkte me emisionin "New Day" të Adi Krastës. Te banorët është shkaktuar një energji të foluri dhe të biseduari. Ata rikujtojnë çdo bisedë që bënë në transmetim dhe pyetjet e Krastës. Dorina tregon se u hutua edhe harroi çfarë po thoshte. Astriti ishte shprehur se mendon që rinia e sotme ka disa probleme, si deformime të personalitetit dhe shpesh kërkon eksperienca ekstreme të dëmshme. Të tjerët i kërkojnë Titit shpjegim për këtë mendim të tij, lidhur me rininë shqiptare dhe ai thotë se në disa drejtime është e vërtetë dhe se nuk do të ndryshojë mendim.
Gjithsesi, nuk kanë shumë kohë për fjalë, pasi duhet të bëhen gati për provën e javës: të humbin nga një kile, përmes ushtrimeve të mëngjesit me instruktorin Ferdinand Mara.
Ushtrimet janë të shpejta nën muzikën ritmike. Instruktori Mara bën të njëjtën rutinë si dje: ushtrime për barkun, kofshët, krahët dhe në fund ushtrime për relaksimin e muskujve.
Pas gjimnastikës, banorët bien në qetësi dhe pikërisht në këtë moment kujtohen se nesër vjen e shtuna.