Kinë, 5 milionë të pastrehë nga tërmeti shkatërrues
Rreth pesë milionë njerëz kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e tërmetit shkatërrues të së hënës në provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan. Zyrtarët thanë se përmasat e shkatërrimit u bënë të qarta vetëm pas rivendosjes së komunikimit me zonat e goditura. Deri më tani, janë konfirmuar 22069 të vdekur, por ndërkohë druhet për më shumë se 50 mijë viktima. Presidenti kinez, Hu Xhintao, që vizitoi provincën, tha se puna për shpëtimin e viktimave ishte tani në fazën e saj përfundimtare. Kryeministri Uen Xhiabao, në anën tjetër, tha se tërmeti ishte më shkatërruese dhe më katastrofiku që nga themelimi i Republikës Popullore, në 1949-ën. Shkalla e tij, sipas Kryeministrit, ishte madje më e madhe se ajo e tërmetit në Tangshan, në 1076-ën, që ka të vdekur 240 mijë njerëz. Kina, ndërkohë, ka lajmëruar se do të nisë një hetim për të sqaruar përse ishin shembur aq shumë shkolla.