E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina dhe sekretet e të korruptuarve

24-04-2012 / Nga David Ignatius (Uashigton Post)

Çështja Bo Xilai ofron një verifikim mё se real, për këdo që është i shqetësuar se një Kinë në” rritje” së shpejti do të zë vendin e SHBA-ve: Së pari, kinezët e dinë mjaft mirё se skandali është vetëm maja e një ajsbergu korrupsioni, i cili kërcënon vendin dhe së dyti, udhëheqja në Pekin kupton se skandali mund të ketë qenë shumë më i madh, në qoftë se Shtëpia e Bardhë nuk e kishte lёnё nё qetësi këto dy muajt e fundit. Historia  rreth Bo, kreut tё rrëzuar tё partisë, në qytetin jugor të Chongqing, është kaq e ndërlikuar, saqë në qoftë se paraqitet nga një botues trillimi tё spiunazhit, do tё hidhte baltё edhe mbi shumё tё tjerë. Ajo përfshin edhe intriga rreth  gruas sё Bo-së; një britanik i vdekur tashmё, i cili  mund të ketë qenë dashnori i saj dhe një shefi të policisë, i cili u përpoq tё nxirrte blof shefin e vet duke e spiunuar nё konsullatën amerikane dhe pasi këndoi për amerikanët për 24 orë, e flakёn jashtë. Një ekspert  kinez krahason Bo-nё me Newt Gingrich: Ai është një njeri karizmatik dhe ambicioz, të cilin çdokush tjetër në udhëheqje kërkonte ose përpiqej ta ndalte, para se ai të magjepste dhe të krijonte rrugën e tij drejt  grupit elitar të Kinës, Komitetit tё Përhershëm tё Byrosë Politike të Partisë Komuniste. Korrupsioni që u shfaq në rastin Bo është unik për Chongqing.
Kenneth Lieberthal, një ekspert kinez në Institutin Brookings, thotë se rrjete tё tilla  patronazhi veprojnë në të gjithë vendin. Zyrtarë të lartë të partisë përdorin të afërmit e tyre për të mbledhur ryshfete, përmes pagesave nga firmat ligjore apo firmat private të kapitalit, tё njëjtën gjë qё bёri edhe Bo-ja me gruan e tij. Edhe zyrtarët më të respektuar si presidenti Hu Jintao dhe Kryeministrit Wen Jiabao, thuhet se sjellja e tё afërmve tё tyre le vend për diskutim. "Nëse partia nuk transformohet, ajo do tё përballet me një goditje fatale", paralajmëron Cheng Li, një tjetër ekspert kinez në Brookings. Nëse lidershipi përpiqet tё tërheqë sa mё shumё litarin e kontrollit, atëherë ky sistem do të shpërthejë. Çështje Bo është një nga ato momente që i jep avantazh tё huajve dhe i lejon ata t’i hedhin një sy anës se errët të rritjes ekonomike nё Kinë. Ju mund ta kuptoni aq mirё situatën, vetëm duke parë një zyrtar tё nivelit mesatar tё shpenzoje 1 milion $ vetëm gjatё një nate në një kazino në Macau, sipas një vëzhguesi kinez. Si është e mundur qё një zyrtar relativisht i “vogël” të luaje një shumё kaq tё madhe parash nё kumar? Përgjigja, thotë ky vëzhgues, është se ai i ka para tё vjedhura kёto para, duke përdorur familjen dhe miqtë e tij. Korrupsioni endemik është një ndёr arsyet qё shumë prej analistëve mendojnë se Kina po përballet me një periudhë të jo-stabilitetit politik qё konsolidon arritjet fantastike ekonomike të viteve të fundit. Sado e begatë tё mund tё duket Kina e re, vendi është gjithashtu i mbushur me rrjete tё korruptuara tё pushtetit dhe i menaxhuar nga një elitë nervoze, e cila i transferon këto para drejt e  në llogaritë e bankave të huaja, para se gjithçka të merret vesh. Lieberthal vëren ankthin që tani  është duke  “përulur” rrjetin  e aleatëve të korruptuar tё Bo-së dhe çdo njëri prej të cilëve mund të ekspozohet nga  hetimi që demaskoi dhe rrёzoi shefin e Chongqing. Kjo është dhe pjesa ku Shtetet e Bashkuara luajnë rolin e tyre kundrejt një Kine ende të lëkundur. Kur shefi i policisë sё Chongqing, Wang Lijun, eci në konsullatën amerikane në Chengdu në fillim të muajit  shkurt, ai mbante ekuivalentin e dinamitit politik. Ai, me sa duket kishte dokumente për të mbështetur pretendimet e tij rreth Bo-sё, gruas dhe “miqve” tё tyre. Por pas deklaratës sё policit, Departamenti i Shtetit kontaktoi zyrtarët e lartë kinezë në Pekin, tё cilёt  erdhën në Chengdu dhe vendosёn shefin llafazan tё policisë në një avion nё drejtim tё kryeqytetit, aty ku ndodhet tani, nё paraburgim. Shtetet e Bashkuara mund të kishin përfituar nga ky rast dhe tё kishin shkruar publikisht me skandalin duke i hapur Kinës probleme tё mёdha. Në vend të kësaj, Departamenti i Shtetit (mbështetur nga Shtëpia e Bardhë) vendosi për ta trajtuar atë si një çështje tё brendshme politike që përfshin një kryetar policie lokale të korruptuar. Disa ligjvënës republikanë janë ankuar se Uashingtoni përçmoi një spiun potencial, por nё tё vërtetë kjo ishte gjёja e drejtё pёr tё bёrё. Përdorimi i një shefi tё tillë tё policisë lokale, për të luajtur lojëra tё tilla politike do të kishte qenë një gabim dhe zyrtarët e administratës bёnё lëvizjen e duhur. Ky rol mbështetës amerikan ka vazhduar deri në fund tё shkurtit, gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara tё Xi Jinping, i cili është planifikuar të jetë presidenti i ardhshëm i Kinës. Shtëpia e Bardhë e Obama-ës  mbajti nё heshtje  tё dhënat nё lidhje  me trazirat e brendshme të Kinës, duke e ditur se vizita e Xi’ ishte një rit i rëndësishëm dhe se ishte me rëndësi tё madhe për ndërtimin e një marrëdhënie të mirë me njeriun, i cili ka tё ngjarë të drejtoje Kinën gjatё një dekade tё trazuar. Kina ka nevojë për një marrëdhënie të mirё me Amerikën edhe pse nё sipërfaqe nuk duket kështu. Përfitimi nga problemet afatshkurtra  tё Kinës do të kishte qenё një veprim i pamend, sidomos kur vendi po bën një hap tё ri  kundrejt një udhëheqje më të hapur.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›