E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reduktim të afateve për licensat

Qeveria Berisha vazhdon të reduktojë afatet për pajisjen e bisneseve të ndryshme me licensa. Në mbledhjen e Task Forcës për Reformën Rregullatore, Kryeministri Berisha ka kërkuar reforma të forta për reduktimin në maksimum të afateve për pajisjen e subjekteve me leje dhe licenca, si dhe për reformën në sistemin e inspektimit.
Ndërkaq Kryeministri Berisha ka kërkuar nga ministritë që të sjellin brenda një afati sa më shkurtër ndryshimet në kuadrin ligjor, në mënyrë që të nisë sa më shpejtë zbatimi i afateve të reja për marrjen e lejeve dhe licencave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›