E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania i akordon 60 milionë euro Bosnjes për energjinë

Gjermania dhe Bosnja nënshkruan një marrëveshje për një ndihmë prej 60 milionë eurosh për zhvillimin e projekteve në sektorit energjetik dhe mjedisit, akorduar nga Banka Gjermane për Zhvillim Publik , njoftoi sot ambasada gjermane në Sarajevë.
Dy kredi preferenciale prej 46 dhe 10 milionë eurosh do të jepen për ndërtimin e turbinave me erë në jug të vendit dhe për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe sistemin e kanalizimeve në qytetin e Banja Lukas në veri.
''Përveç të tjerash, katër milionë euro do t'i jepen Bosnje-Hercegovinës si ndihmë'', theksoi i njëjti burim.
Gjatë viteve të fundit, Gjermania i ka dhënë Bosnje-Hercegovinës kredi që arrijnë deri në 200 milionë euro në mbështetje të zhvillimit të sektorit energjetik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›