E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro fiton pikë kundrejt lekut

Pas disa ditëve të qëndrueshme euro rifiton pikë kundrejt monedhës kombëtare. Një euro blihet në tregun valutor me 137 lekë dhe shitet me 138 lekë. Sipas specialistëve kjo rritje ka ardhur si rezultat i kërkesës së madhe për monedhën euro. Pavarësisht se Guvernatori Fullani u shpreh se e gjithë kjo luhatje është një lëvizje normale e valutës në tregun e këmbimit euro vazhdon të rivlerësohet ndaj lekut. Euro arriti vlerën më të lartë të këmbimit kundrejt lekut në mesin e muajit shtator. Ajo u shkëmbye me 140 lekë një vlerë e cila shkaktoi mjaft debate midis specialistëve të ekonmisë. Të gjitha këto lëkundje mendohet të jenë efektet e para të hyrjes së Shqipërisë në eurozonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›