E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina e para ne eksport, SHBA konsumatoret me te medhenj

Kriza e madhe ekonomike e vitit 2009 e tronditi ekonomine, duke sjelle edhe zhbalancime ne modelet e tregtise dhe ekuilibrat e ekonomise globale, analizon Dojce Vele.
Eksporti
Nga njera ane jane tepricat ne tregtine e jashtme te kombeve te medha eksportuese si Kina, Japonia dhe Gjermania, te cilat eksportojne me zell dhe krijojne rezerva kursimesh. Ne anen tjeter jane deficitet e larta ne bilancet e kombeve, te cilat i lejojne vetes te konsumojne duke u bazuar ne kredi. Kampione bote ne eksport per gjashte vjet kane qene gjermanet; tani jane kinezet, te cilet kane kuota shume te larta kursimesh. Konsumatori me i madh dhe importues i botes jane amerikanet, bilanci i pagesave te te cileve prej dekadash ndodhet ne minus. Ne vitin 2009 deficiti i SHBA, i reduktuar permes krizes ishte rreth 370 miliarde dollare. Kjo eshte shuma, ne te cilen SHBA importuan me shume se eksportuan. Vitet e kaluara amerikanet i lejuan vetes gjithmone te kene nje deficit prej me shume se 5 per qind ne bilancin buxhetor.
Borxhet
Spanjollet, portugezet, greket po "mbyten" nga borxhet qe kane. Kjo ishte sipas pikepamjes se shume ekonomisteve nje shkak i rendesishem per destabilizimin e ekonomise boterore, qe perfundoi ne krizen e madhe. Konsumatoret amerikane he per he nuk luajne rol per ngritjen ekonomike. Te detyruar nga halli, ata po shtojne kursimet e tyre. Ne Evrope, spanjollet, portugezet dhe greket, si dhe irlandezet duhet te kufizohen ne shpenzime, perndryshe ata do te mbyten nga borxhet qe kane. Keto vende perjetuan nje bum ekonomik, me futjen ne bashkimin monetar te Euros, sepse papritur iu desh te paguajne interesa me te uleta bankare. Por hareja u pasua nga ngerci. Me takimin e nivelit te larte te 20 shteteve me te medha te industrializuara dhe te vendeve me zhvillim te shpejte ne Pitsburg ne shtator 2009, shefat e shteteve dhe te qeverive miratuan ne menyre te turbullt ne nje protokoll shtese se "do t'i menjanojne ne te ardhmen disbalancat e papranueshme globale." Kete e kerkon edhe Fondi Monetar Nderkombetar, shifrat e te cilit qe prej vitit te kaluar tregojne nje ulje te qarte te deficiteve dhe suficiteve ne bilancet e pagesave, sepse vellimi tregtar ne pergjithesi ra.
Gjermanet ne dileme per eksportin si "leve" zhvillimi
Nderkohe ne Gjermani eshte shtuar shqetesimi, nese struktura ekonomike e orientuar fort nga eksporti e Gjermanise do te jete e qendrueshme per nje kohe te gjate. Mendimet e ekonomisteve jane shume te ndryshme. Nga njera ane eshte kampi i kritikeve, para se gjithash nga kampi i sindikatave, te cilet kerkojne largimin nga orientimi i forte te eksporti dhe nje politike me ekspansive pagash, per te forcuar kerkesen ne tregun e vendit. Nje fraksion me i madh ekonomistesh, shumica e ekonomisteve gjermane mendojne qe orientimi drejt eksportit eshte i drejte. "Ne vitet dhe dekadat e kaluara, aktivitetet tona te eksporteve kane krijuar miliona vende pune ose te pakten i kane garantuar ato. Punemarresit ne Gjermani kane perfituar nga kjo ne menyre te konsiderueshme", thekson Wolfgang Franz, kryetari i Keshillit te Eksperteve te ekonomise. Qe te besosh se politika gjermane thjesht mund te terheqe nje leve dhe nga orientimi drejt eksportit te kthehet ne orientim drejt tregut te brendshem eshte vertet utopike, thote Franz. "Ne Gjermani nuk ekziston nje planifikues i pergjithshem i ekonomise, qe mund ta bente kete," thote kryetari i Keshillit te Eksperteve te Ekonomise gjermane. Me kete ai nenkupton mundesite e udheheqjes komuniste kineze, e cila me programin e saj gjigant synon te mbeshtese konjukturen e brendshme. Me efekt do te ishte edhe nje vleresim i monedhes kineze juan, gje qe Pekini nuk e ka marre me ngut.
Nje kritike e papritur ndaj "modelit gjerman te biznesit" vjen nga kryeekonomisti i Deutsche Bank, Thomas Mayer. Gjermania ka luajtur rolin e kuzhinierit dhe te kamerierit per vendet qe festonin ahengje. Tani ato kane falimentuar dhe livruesi perballet me probleme. Maieri kerkon punesim me te gjere ne Gjermani. Per kete ai ka nje propozim jokonvencional: "Pse nuk e ul Gjermania produktivitetin e saj", pyet ai. Ai me kete ka parasysh qe te papunet e deritashem te angazhohen ne pune te thjeshta. Nje shembull do te ishte shitja e biletave te trenit nga njerezit, ne vend te automateve. Ne fund te fundit, Mayeri mendon se ia vlen te zgjerohet sektori i pagave te uleta per pune pak produktive.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›