E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina, heq ligjin për ndalimin e shtetasve të huaj me SIDA në vend


Republika Popullore Kineze ka shfuqizuar një vendim për ndalimin e hyrjes në vend të shtetasve të huaj të infektuar me sëmundjen e HIV-it apo të sëmurët me Sida.
Qeveria publikoi të martën në faqen e saj të internetit një ndryshim përkatës të ligjit. Shfuqizimi u mor disa ditë para fillimit të panairit botëror në Shangai, ku pritet të marrin pjesë milionë vizitorë nga vende të ndryshme të botës.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon e uroi presidentin e Kinës Hu Jintao për këtë hap që ka ndërmarrë.
Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore për Shëndetin, Margaret Chan foli për një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›