E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet Grammy, Beyonce triumfon

Në edicionin e 52 të çmimeve Grammy të mbajtur në Los Angeles këngëtarja e  country-pop Taylor Swift, fitoi çmimin prestigjioz për albumin e vitit. 20 vjecarja hyn në fondin e muzikës si këngëtarja më e re që nderohet më këtë cmim. Nga 8 kandidatura ajo mori 4 cmime gjithësej.

Megjithatë mbretëresha e mbrëmjes ishte padyshim Beyonce që rrëmbeu 6
statuja nga 10 kandidime gjithsej, ndër të tjera edhe për hitin "Single
Ladies", si këngën më të mirë të vitit. Fitorja e saj shenon gjithashtu
një rekord si këngëtarja femër që ka marrë më tepër çmime Grammy.

çmimi për karrierën shkoi për rokstarin Neil Young. Surpriza e mbrëmjes
ishin Kings of Leon, që fituan diskun e vitit me hitin e tyre "Use
Somebody."

Gjatë ceremonisë u nderua kujtimi i mbretit të popit   Michael Jackson.
Nuk mbeti jashtë vëmendjes as Haiti. Wyclef Jean u ngjit në skenë në
emër të vendit të tij, ndërsa Mary J. Blige and Andrea Bocelli kënduan
"Bridge Over Troubled Water."

The Black Eyed Peas, Jay-Z and Kings of Leon morrën nga tretrofe secili,
ndërsa GaGa dhe Eminem morrën nga dy. Green Day, fituan Grammyn për
albumin më të mirë rrok ndërsa Zac Brown Band mori çmimin si artisi i ri
më i mirë i vitit.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›