Shkupi kërkon dalje në Durrës, "mirë për biznes"
Pas sherrit me Greqinë, Maqedonia ka kërkuar një dalje në portin e Durrësit.
OERD ULQINI/DURRES
Lajmin e ka dhënë presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski ndërkohë që ka vizituar qytetin bregdetar bashkë me presidentin shqiptar, Bamir Topi. Porti i Durrësit shihet nga biznesi maqedonas si një vend i shkëlqyer për të zhvilluar tregtinë me vendet e BE-së. Ndërtimi i rrjetit hekurudhor do të ulte kostot e transportit dhe do ta bënte Durrësin një pikë strategjike për ardhmërinë e biznesit maqedonas. Ky version u hodh pas debatit disa vjeçar për emrin mes Athinës dhe Shkupit dhe mbetjes pezull të kërkesës së Maqedonisë për të pasur një dalje në Selanik. "Kemi konstatuar që porti i Durrësit dhe qyteti i Durrësit si portë hyrëse e Korridorit 8, patjetër që është mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë, por është mjaft i rëndësishëm edhe për interesat e biznesit maqedonas", pranoi presidenti Topi pas takimit me homologun maqedonas. "Nga projekti që ka Durrësi qoftë për portin, qoftë për parkun energjetik, infrastrukturën publike dhe një korridor tjetër shumë të rëndësishëm, atë që lidh Durrësin me Kosovën, shohim një perspektivë që biznesi të mos jetë në marrëdhënie të segmentuara, por ajo që është thënë dhe paralajmëruar prej kohësh, biznesi dhe marrëdhëniet ekonomike të jenë pjesë e një tregu rajonal", shtoi Topi. Presidenti Branko Cërvenkovski paralajmëroi në Durrës edhe njohjen e shpejtë, që qeveria e Shkupit mund t'i rezervojë pavarësisë së Kosovës. Në Maqedoni në bazë të kushtetutës së këtij vendi ky atribut i takon qeverisë. Tashmë qeveria e re e fqinjëve lindorë është në fazën e konstituimit dhe çështja e Kosovës do të jetë në rendin e ditës. "Do të jetë një qëndrim që do t'i shkojë për shtat interesave kombëtare të Maqedonisë dhe do të përputhet me atë qëndrim që kanë mbajtur për Kosovën shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian", tha Cërvenkovski. Deklarata e tij mjaft optimiste për njohjen e Kosovës dhe për vizionin euroatlantik të Maqedonisë është pritur shumë mirë nga presidenti shqiptar. "Ne jemi fqinj të drejtpërdrejtë me Kosovën dhe shprehim keqardhjen për tendencat e ndarjes së butë të Kosovës", u shpreh presidenti maqedonas. Nga ana tjetër kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi i vuri rëndësi të madhe Kosovës dhe integritetit të saj territorial, duke e quajtur Kosovën si një realitet të ri në Evropë. Ai dënoi ashpër thirrjet ultranacionaliste në Mitrovicë, të cilat synojnë të ndajnë shtetin e Kosovës. Kundër ndarjes së Kosovës u pozicionua prerazi edhe homologu maqedonas Branko Cërvenkovski, duke shtuar se "një hap i tillë do të zgjonte nga gjumi radikalët e të gjitha vendeve". Takimi i Durrësit mes Topit dhe Cërvenkovskit ka hedhur hapat e një bashkëpunimi të ngushtë në energji, transport, turizëm, tregti dhe industri. Në të u diskutuan sfidat e përbashkëta energjetike. Topi deklaroi se "Shqipëria po sheh me përparësi ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, por pa neglizhuar aspak edhe ndërtimin e termocentraleve atomikë në të ardhmen". U hodh ideja e ndërtimit të shpejtë të rrjetit shpërndarës 400 kilovolt mes dy vendeve si dhe ajo e bashkimit të hekurudhave. Segmentet hekurudhore të dy vendeve ndahen nga afro 60 km distancë. Në këtë takim u trajtua si emergjente bashkimi i sistemit hekurudhor të dy vendeve përmes ngritjes së linjës Kërçovë-Qafë Thanë. Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Maqedoni kanë arritur vlerën e mbi 100 milionë euro, por kjo shifër është nën mundësitë reale që kanë të dy vendet. Turizmi ishte një tjetër pikë e rëndësishme e bisedës "kokë më kokë". I pyetur për çështjen e emrit dhe konfliktin që vazhdon me Greqinë, Cërvenkovski u përgjigj se "Republika e Maqedonisë është e hapur për kompromis, por nuk është e gatshme të pranojë faktin që dikush tjetër kërkon t'i diktojë emrin". Presidenti maqedonas u ndal edhe në marrëveshjen e Ohrit, duke e quajtur atë 95 për qind të zbatuar.