"Të zgjidhet çështja e Mitrovicës
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, gjatë një vizite që i bëri pjesës veriore të Mitrovicës, tha se në këtë pjesë të vendit ka nevojë për vendosjen e rendit dhe ligjit, dhe duhet gjetur mënyra se si të bëhet kjo.
"Pas vizitës në gjykatë, burg dhe në stacionin policor, krijova përshtypjen se ekziston nevoja për vendosjen e sundimit të ligjit në atë rajon dhe prioritet i yni është që sërish të hapim gjykatën në Mitrovicën Veriore", tha Zannier. Ai vlerësoi se rasti i Suhodollit është politizuar pa nevojë dhe menaxhimin e punimeve në ujësjellës e ka marrë UNMIK-u.