E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rusia mbështet Serbinë"

Ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe të Rusisë, Vuk Jeremiç dhe Sergei Lavrov kanë zhvilluar dje në Moskë një takim, ku kanë diskutuar rreth Kosovës dhe bashkëpunimit ndërmjet Beogradit e Moskës. 

 "Rreth çështjes së Kosovës, ne kemi deklaruar se shpallja e njëanshme e pavarësisë në territorin serb, krijon problem brenda dhe jashtë Kosovës", tha Lavrov duke përsëritur qëndrimin rus për rifillimin e negociatave Kosovë-Serbi. "Propozimi rus i bërë më herët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për nevojën e rifillimit të negociatave të drejtpërdrejta midis Beogradit e Prishtinës mbetet plotësisht i vlefshëm", tha Lavrov.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›