E Diel, 1 Nëntor 2026

"Durrës-Kukës", Ina Rama i kërkon ndihmë Kushtetueses

Prokuroria nuk dorëzohet
për dosjen "Durrës-Kukës".
Kur të gjithë kishin menduar
se pas deklaratës së Kryeprokurores,
"se vendimi për
Bashën ishte i formës së prerë",
dhe se dosja do të arkivohej,
hetuesit e çështjes ndërmarrin
një akt tjetër për të kuptuar nëse
kanë gabuar apo jo me këto procedura,
që sollën të "pafajshëm"
ish-ministrin e Transporteve për
dëmin 230 milionë euro. Prokurori
Artur Selmani i ka kërkuar dje
Gjykatës së Lartë që të paraqesë
në Gjykatën Kushtetuese interpretimin
e nenit 325 të Kodit
të Procedurës Penale, që është
përdorur nga të gjitha gjykatat
për dosjen "Durrës-Kukës". Sipas
prokurorit Selmani, gjykata, në
disa vendime për këtë çështje apo
të tjera, e ka interpretuar ndryshe
këtë nen, duke i dhënë në disa
raste të drejtë prokurorisë dhe
në disa të tjera të pandehurve.
Prokurori thotë se duhet një
unifi kim për interpretimin e këtij
neni dhe me këtë qëllim i kërkon
Gjykatës Kushtetuese unifi kimin
e tij. Nëse Gjykata Kushtetuese
pranon ta unifikojë këtë nen,
atëherë mund të kemi një rishikim
të vendimit të Gjykatës së
Lartë dhe gjykatave të tjera për
dosjen "Durrës-Kukës".
Seanca gjyqësore
Me vendimin numër 21, të
datës 2 shkurt të këtij viti, Gjykata
e Apelit, Tiranë, ka lënë në fuqi
vendimin e Gjykatës së Shkallës
së Parë, që pranoi kërkesën e
shtetasit Lulzim Basha, për pavlefshmëri
absolute të akteve hetimore
dhe procedurale të dosjes
"Durrës-Kukës". Këtë vendim,
organi i akuzës, i përfaqësuar
dje nga prokurori Artur Selmani,
e konsideroi të paligjshëm dhe
duke shkelur ligjet e shtetit shqiptar,
siç janë Kushtetuta dhe
Kodi i Procedurës Penale. Duke
analizuar vendimin e Shkallës
së Parë, prokurori parashtroi se
gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk
ishte kompetente për gjykimin e
kërkesës së Lulzim Bashës, pasi
për këtë çështje ishte shprehur
më parë gjyqtari Sokol Tona. Dhe,
sipas prokurorit, duhet të ishte ky
gjyqtar që duhet të shqyrtonte
kërkesën e Bashës dhe jo Hajdari,
për të cilën prokuroria ka kërkuar
përjashtimin e saj, dhe me një
vendim të mëvonshëm, Gjykata e
Shkallës së Parë i dha të drejtë të
shprehet për kërkesën e Bashës.
Vendimi përfundimtar i gjyqtares
Fatmira Hajdari dhe vendimi i
ndërmjetëm i Gjykatës së Shkallës
së Parë janë apeluar nga
prokuroria. Edhe kjo gjykatë e ka
lënë në fuqi këtë vendim, i cili e
shpallte Bashën të pafajshëm me
procedura për "Durrës-Kukës".
Sipas prokurorit Artur Selmani,
arsyetimi i këtyre dy gjykatave për
çështjen është inkoherent pasi
është interpretuar ndryshe Kodi
i Procedurës Penale. Sipas tij,
ligjvënësi shqiptar e interpreton
në dy mënyra Kodin e Procedurës
Penale, ku në njërën anë i jep të
drejtë prokurorisë dhe në anën
tjetër të pandehurve.
Lidhja me Gërdecin
Prokurori Artur Selmani deklaroi
dje në Gjykatën e Lartë se ka
një praktikë gjyqësore që kërkesat
paraprake janë individuale nga
dosja në tërësi. Duke përmendur
dosjen "Gërdeci", ku kërkesat e të
pandehurve shqyrtoheshin në
Gjykatën e Lartë, ai tha se edhe në
këtë rast, kërkesat e të pandehurve
duhet të shqyrtohen nga kjo
gjykatë, pasi është kompetente.
Duke iu rikthyer vendimeve të
gjykatave shqiptare për "Durrës-
Kukës", prokurori deklaroi se dy
gjykatat, ajo e Shkallës së Parë
dhe ajo e Apelit, nuk mund të
mbështeteshin tek një vendim
i mëparshëm për të dhënë këto
verdikte, pasi aktet hetimore
dhe procedurale janë individuale
dhe si rrjedhin ato duhet të arsyetohen
dhe jo të mbështeten te
vendimet e mëpasshme. Ai tha se
në një çështje ka disa procedime,
ku secili i pandehur ka procedimin
e tij dhe në fund bashkohen
duke formuar një dosje penale.
Pas arsyetimit të kërkesave që e
çuan prokurorinë të bënte rekurs
për këtë çështje, trupi gjykues
ndërhyri disa herë, duke i bërë
dhjetëra pyetje prokurorit, i cili
u mundua të përgjigjej njëkohësisht
për pesë anëtarë të kolegjit
penal. Prokurori tha se nuk mundet
që një gjykatë të vendosë për
mbylljen e dosjes me procedura,
por ajo duhet të shqyrtohet ose
t‘i jepet urdhër prokurorisë për
përsëritjen e tyre. Pas parashtrimit
të kërkesave të përfaqësuesit
të organit të akuzës, Kolegji
Penal e ftoi mbrojtësin ligjor të
Lulzim Bashës të parashtronte
argumentet që kjo gjykatë të mos
pranonte rekursin e prokurorisë.
Avokati Zef Nika tha se mbledhja
e trupit gjykues është formale,
pasi gjykatat janë shprehur një
herë për këto procedura, ndërsa
më pas parashtroi edhe faktet.
Pas një seancë të zgjatur mbi dy
orë, togat u tërhoqën për vendim.
Por, zgjidhja e kësaj çështjeje do
të realizohet sot...

Gjykata e Lartë, kontroll
të rreptë gazetarëve
Përfaqësuesit e dhjetëra
mediave, që do të pasqyronin
seancën gjyqësore në Gjykatën
e Lartë, i janë nënshtruar një
kontrolli të rreptë nga personeli,
duke iu marrë atyre të gjitha
sendet që mbanin në trup.
Ndryshe nga studentët e
juridikut që arritën të futeshin
në ambientet e gjykatës me
të gjithë telefonat, aparate
fotografi ke të markave të fundit,
gazetarët janë kontrolluar deri
në detaje. Zyrtarët e gjykatës
shprehen se detyrohen nga ligji
për të vepruar në këtë mënyrë
dhe të gjithë personave që
hyjnë në gjykatë u merren
sendet. Por dje, drejtësia ka
vepruar ndryshe. Madje, disa
përfaqësues të mediave, nuk
janë lejuar të marrin pjesë në
seancë, pasi ishte e tejmbushur
me studentë të juridikut nga
fakultetet private.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›