Apeli i Vlorës lë të lirë „të fortin‰ e Beratit
Gjykata e Apelit të Vlorës liron
Aleksandër Kuqon, i njohur
si i "forti" i Beratit, i dënuar
me burg përjetë nga Gjykata e
Milanos, ndërsa Gjykata e Fierit e
kishte dënuar me 21 vjet burg për
akuzat e vrasjes dhe trafi k prostitucioni.
Avokati mbrojtës i Kuqos
ka paraqitur para togave të zeza të
Apelit, në seancën e djeshme, një
dokument që përcaktonte se klienti
i tij vuante nga probleme mendore
dhe ka kërkuar lirimin e beratasit
dhe shtrimin e tij në spitalin psikiatrik
të Vlorës. Kërkesa e palës
mbrojtëse është pranuar nga trupi
gjykues, i cili përbëhej nga Iliba
Bezati, Meme Rexho dhe Sashenka
Jonuzi. Në përfundim të seancës së
djeshme është vendosur që Kuqo
të shtrohet në spitalin e Vlorës në
gjendje të lirë. Prokurori i Apelit,
Aleksandër Goga, që ndiqte këtë
çështje, nuk e ka pranuar konkluzionin
e Gjykatës së Apelit dhe ka
kërkuar rekurs të vendimit. Vendimi
i djeshëm ka ndryshuar masën
e dhënë nga Gjykata e Shkallës së
Parë në Fier, e cila në vitin 2001
e kishte dënuar me 21 vjet burg
Kuqon dhe kishte urdhëruar që ai
të qëndronte në spitalin e burgut
në Tiranë. Aleksandër Kuqo u arrestua
në Shqipëri në vitin 2001 për
llogari të drejtësisë italiane, ndërsa
ishin të herëpashershme tentativat
nga mbrojtja që kërkonte apelim të
vendimit, duke paraqitur raporte
mjekësore, ku Kuqo paraqitej me
probleme mendore. Mbi Aleksandër
Kuqon rëndojnë dhjetëra
akuza nga drejtësia italiane, e cila në
vitin 1999 e ka dënuar me burgim
të përjetshëm për akuzat e "vrasjes
me paramendim në bashkëpunim",
"armëmbajtjes pa leje të armëve
luftarake" dhe "trafi kimit të femrave
për prostitucion në bashkëpunim".
Vendimi i Gjykatës së Fierit, që e
konvertoi vendimi italian në 21 vjet
heqje lirie, në atë kohë u përfol dhe
u konsiderua si një skandal i drejtësisë
shqiptare. Aleksandër Kuqo
u arrestua më datën 6 maj të vitit
2006, nga Policia e Beratit për llogari
të Prokurorisë së Fierit. Në urdhër
përcaktohej prangosja e Kuqos
"për ekzekutimin e vendimit penal
nr.13, datë 22 janar 2003, dhënë
nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier,
për caktimin e masës mjekësore
ndaj Aleksandër Kuqos". Ky vendim
kishte urdhëruar vendosjen e të
dënuarit në institucionin mjekësor,
psikiatriko-rajonal në Vlorë për
mjekim të detyruar.
Deri në momentin e arrestimit,
Aleksandër Kuqo ka jetuar i lirë në
Berat dhe Fier dhe është marrë me
biznes privat. Në lagjen "Uznovë"
të qytetit të Beratit, ai ka pasur në
bashkëpronësi një fabrikë vere, si
dhe disa dyqane e objekte të tjera në
qytetin e Beratit. "Veprimet e kryera
nga ky shtetas gjatë kësaj kohe nuk
të lënë të kuptosh se ai vuan nga
ndonjë sëmundje psikike", thuhet
në një deklaratë të Ministrisë së
Brendshme, në kohën kur është
bërë arrestimi nga uniformat blu
të Beratit. Më tej saktësohet se në
momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar
me armë policinë.
Aleksandër Kuqon, i njohur
si i "forti" i Beratit, i dënuar
me burg përjetë nga Gjykata e
Milanos, ndërsa Gjykata e Fierit e
kishte dënuar me 21 vjet burg për
akuzat e vrasjes dhe trafi k prostitucioni.
Avokati mbrojtës i Kuqos
ka paraqitur para togave të zeza të
Apelit, në seancën e djeshme, një
dokument që përcaktonte se klienti
i tij vuante nga probleme mendore
dhe ka kërkuar lirimin e beratasit
dhe shtrimin e tij në spitalin psikiatrik
të Vlorës. Kërkesa e palës
mbrojtëse është pranuar nga trupi
gjykues, i cili përbëhej nga Iliba
Bezati, Meme Rexho dhe Sashenka
Jonuzi. Në përfundim të seancës së
djeshme është vendosur që Kuqo
të shtrohet në spitalin e Vlorës në
gjendje të lirë. Prokurori i Apelit,
Aleksandër Goga, që ndiqte këtë
çështje, nuk e ka pranuar konkluzionin
e Gjykatës së Apelit dhe ka
kërkuar rekurs të vendimit. Vendimi
i djeshëm ka ndryshuar masën
e dhënë nga Gjykata e Shkallës së
Parë në Fier, e cila në vitin 2001
e kishte dënuar me 21 vjet burg
Kuqon dhe kishte urdhëruar që ai
të qëndronte në spitalin e burgut
në Tiranë. Aleksandër Kuqo u arrestua
në Shqipëri në vitin 2001 për
llogari të drejtësisë italiane, ndërsa
ishin të herëpashershme tentativat
nga mbrojtja që kërkonte apelim të
vendimit, duke paraqitur raporte
mjekësore, ku Kuqo paraqitej me
probleme mendore. Mbi Aleksandër
Kuqon rëndojnë dhjetëra
akuza nga drejtësia italiane, e cila në
vitin 1999 e ka dënuar me burgim
të përjetshëm për akuzat e "vrasjes
me paramendim në bashkëpunim",
"armëmbajtjes pa leje të armëve
luftarake" dhe "trafi kimit të femrave
për prostitucion në bashkëpunim".
Vendimi i Gjykatës së Fierit, që e
konvertoi vendimi italian në 21 vjet
heqje lirie, në atë kohë u përfol dhe
u konsiderua si një skandal i drejtësisë
shqiptare. Aleksandër Kuqo
u arrestua më datën 6 maj të vitit
2006, nga Policia e Beratit për llogari
të Prokurorisë së Fierit. Në urdhër
përcaktohej prangosja e Kuqos
"për ekzekutimin e vendimit penal
nr.13, datë 22 janar 2003, dhënë
nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier,
për caktimin e masës mjekësore
ndaj Aleksandër Kuqos". Ky vendim
kishte urdhëruar vendosjen e të
dënuarit në institucionin mjekësor,
psikiatriko-rajonal në Vlorë për
mjekim të detyruar.
Deri në momentin e arrestimit,
Aleksandër Kuqo ka jetuar i lirë në
Berat dhe Fier dhe është marrë me
biznes privat. Në lagjen "Uznovë"
të qytetit të Beratit, ai ka pasur në
bashkëpronësi një fabrikë vere, si
dhe disa dyqane e objekte të tjera në
qytetin e Beratit. "Veprimet e kryera
nga ky shtetas gjatë kësaj kohe nuk
të lënë të kuptosh se ai vuan nga
ndonjë sëmundje psikike", thuhet
në një deklaratë të Ministrisë së
Brendshme, në kohën kur është
bërë arrestimi nga uniformat blu
të Beratit. Më tej saktësohet se në
momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar
me armë policinë.