Baskët kërkojnë të drejta për pjesëtarët arrestuar të ETA-s
Me mijëra njerëz kanë marshuar gjatë fundjavës në qytetin e Bilbaos, në veri të Spanjës, për të kërkuar të drejta më të mëdha për pjesëtarët e arrestuar të grupit separatist bask, ETA.
Protesta është organizuar nga grupet e majta nacionaliste baske, përfshirë këtu edhe grupin Exterat, asociacion ky i pjesëtarëve të familjeve të anëtarëve të arrestuar të ETA-s, i cili ka akuzuar qeveritë e Spanjës dhe të Francës se po dënon pjesëtarët e arrestuar të ETA-s, duke i mbajtur ata në burgje, të cilat gjenden shumë larg vendlindjeve të tyre.
Një gjykatës në Madrid më herët kundërshtoi hapin ligjor për të ndaluar marshin, me kërkesën e një organizate që përfaqëson të drejtat e viktimave të ETA-s.
Demonstruesit marshuan në mënyrë paqësore nëpër rrugët e Bilbaos, duke mbajtur në duart pankartat me mbishkrimin “Të burgosurit baskë në kthehen në shtëpi”.
Pjesëtarët e arrestuar të ETA-së janë të shpërndarë nëpër burgje në të gjitha anët e Spanjës, gjë që ja vështirëson punën familjeve të tyre që t’i vizitojnë ata.
ETA konsiderohet si organizatë terroriste nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe është përgjegjësi për vrasjen e 828 personave, gjatë fushatës së saj 41 vjeçare për shtetin e pavarur bask.