E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ka pasur tentim-atentat ndaj Hillary Clintonit?

Mashkulli nga Somalia, i cili është akuzuar se ka tentuar të vrasë karikaturistin danez, Kurt Westergaard, është mbajtur edhe më herët nën arrest, nën akuzat për një komplot të dështuar terrorist në Keni, ka njoftuar një gazetë daneze.

Ky 28 vjeçar është arrestuar, për shkak të një sulmi të planifikuar kundër Sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, gjatë vizitës që ja bëri ajo Afrikës në verën e vitit të kaluar.

Gazeta Politiken njoftoi se ai dhe katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar nën dyshimin se kishin përgatitur sulme kundër një stacioni të autobusëve dhe dy hoteleve në Najrobi.

Ai është liruar në shtator, për shkak të mungesës së dëshmive dhe është kthyer në Danimarkë.

Megjithatë, ai gjatë paraqitjes së tij të parë para një gjykate në qytetin e Arhusit ka mohuar akuzat se ka tentuar të vret Westergaardin.

I dyshuari është qëlluar dy herë nga policia para shtëpisë së Westergaardit, pasi që ka qenë i armatosur me sëpatë dhe thikë.

Westergaard në vitin 2005 tërboi botën myslimanne, me karikaturat e tij të Profetit Mohamed.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›