Kina mposht Japonine renditet si ekonomia e dyte me e madhe ne bote
Qeveria japoneze ka publikuar diten e djeshme te dhena qe rendisin Kinen para Japonise si ekonomia e dyte me e zhvilluar ne bote. Statistikat tregojne qe bruto prodhimi shoqeror i Japonise per tremujorin e fundit ka arritur ne shifren 1.28 trilion dollare amerikane ndersa ai i Kines ishte 1.33 trilion dollare.
Megjithate duhet pasur kujdes ne menyren se si interpretohen te dhenat pasi ky ndryshim eshte mbeshtetur vetem per periudhen prill - qershor. Nese llogarite behen duke pare ecurine e ekonomive per gjysmen e ketij viti atehere Japonia vazhdon te jete ekonomia e dyte boterore. Sidoqofte askush nuk pret qe Japonia te riktheje poziten e fituar qe nga viti 1968 kur tejkaloi Gjermanine Perendimore dhe u be ekonomia e dyte me e zhvilluar ne bote. Ministri i Ekonomise se Japonise Satoshi Arai duke folur para gazetareve ne Tokio u mundua qe te mos u jape shume rendesi te dhenave per ekonomine e vendit te tij.
Kushdo qe eshte ne krye te listes apo me poshte nuk ka rendesi. Kjo ne fakt tregon vetem shendetin ekonomik te cdo shteti. Zhvillimi i vendit tone percjell per se afermi ate te Kines dhe vendeve te tjera aziatike. Kjo eshte gjithashtu pjese e strategjise sone te zhvillimit tha ministri Arai. Per japonezet e rendomte nuk duket qe ka shume rendesi nese Kina e ka tejkaluar vendin e tyre si ekonomia e dyte me e madhe ne bote. Kete e pohoi nje sondazh i bere ku kete qendrim e mbajne mbi gjysma e japonezeve te intervistuar. Ne Japoni ka te tille qe te jetuarit afer nje superfuqie e shohin madje edhe si perparesi. Nje nga ta eshte ekonomisti me pervoje Hideki Matsumura perfaqesues i Institutit te Kerkimeve ne Japoni. Eshte e vertete qe ka element negativ ne faktin se teknologjia kineze po permiresohet pasi kjo con drejt asaj qe tani kompanite kineze bejne gare me ato japoneze. Megjithate ka edhe nje element shume te madh pozitiv ne rritjen ekonomike te Kines. Tani me shume banore te Kines do te blejne prodhimet japoneze dhe keshtu ne pergjithesi zhvillimi ekonomik i Kines eshte nje gje e mire per Japonine theksoi ekonomisti Matsunmura. Nese Kina arrin te mbaje kete trend zhvillimi te ekonomise atehere sipas vleresimeve te ekonomisteve deri ne vitin 2030 shteti komunist do ti tejkaloje edhe SHBA-te si ekonomia me e madhe ne bote. Megjithate per te arritur deri te kjo pike Kina ende ka shume per te bere pasi SHBA-te vazhdojne te kene bruto prodhimin shoqeror rreth 14 trilion dollare ne vit.
Iran
Me 2011 fillon ndertimi i dhjete centraleve berthamore
Irani ka bere te ditur se vitin tjeter do te filloje puna per ndertimin e dhjete centraleve berthamore duke injoruar fuqite boterore te cilat kane ndermarre sanksione te reja kunder Teheranit per shkak te vazhdimit te punes se ndjeshme atomike. Shefi i agjencise atomike iraniane Ali Akbar Salehi eshte cituar ne televizionin shteteror te kete thene se kerkimet per lokacionet e reja per 10 kapacitete per pasurim te uraniumit kane perfunduar dhe se ndertimi i njerit prej ketyre kapaciteteve do te filloj ne mars te vitit 2011 ose ne fillim te vitit 2012.
Rusi
Skandal tjeter spiunazhi arrestohet diplomati rumun
Mediat moskovite raportojne se nje diplomat rumun u vu ne pranga nen akuzen se punon si agjent i maskuar si Sekretar i Pare i Departamentit Diplomatik te Ambasades rumune ne Moske. Lajmi konfirmohet prej kunderspiunazhit rus te cilet saktesuan se diplomati rumun emri i te cilit nuk behet publik u ndalua teksa po perpiqej te siguronte te dhena sekrete ushtarake nga nje shtetas rus. Ky nuk eshte rasti i vetem i spiunazhit ne rusi. Me heret qeveria e ketij vendi beri nje kembim spiunesh me SHBA-te te cilet akuzoheshin se ishin infiltruar ne kete vend.
Hong Kong
Botohet libri qe demaskon kryeministrin Xiabao
Libri Ven Xiabao Aktori me i mire kinez ka mundur me ne fund te dale ne tregun e Hong Kongut edhe pse autori i tij eshte kercenuar se do te denohet me burg. Libri kritikon kryeministrin kinez vecanerisht per qasjen e tij ndaj opozites apo zerave kritike. Hong Kongu ka qene ish koloni britanike qe i eshte rikthyer Kines ne vitin 1997. Hong Kongu ka ruajtur nje lloj autonomie nga Pekini dhe njerezit kane shume me teper liri e te drejta se sa ne Kinen kontinentale.
Pakistan
OKB Rrezikohen 3.5 milione femije nga semundjet
Kombet e Bashkuara thane se 3.5 milione femije ne Pakistan rrezikohen nga semundjet qe shkaktohen nga uji i ndotur. Organizata Boterore e Shendetesise eshte pergatitur te perballoje 140 mije raste ne rast te shperthimit te koleres. Zedhenesi i Kombeve te Bashkuara Mauricio Xhuliano tha se uji dhe shendeti paraqesin shqetesimet me te medha per organizaten boterore. Sistemi i furnizimit me uje ne Pakistan eshte demtuar rende nga permbytjet. Keto te fundit kane prekur rreth 20 milione njerez dhe nje te pesten e territorit te vendit.
Tajlande
Fillon procesi gjyqesor kunder 17 opozitareve
Tre muaj pas trazirave te renda ne Tajlande para gjykates po japin llogari 17 anetare te Kemishkuqve opozitare. Prokuroria i akuzon ata per akte terroriste nxitje te trazirave dhe kercenim te pjesetareve te kabinetit qeveritar. Te akuzuarit thane ne fillim te procesit se nuk e ndiejne veten fajtore. Sipas tyre akuzat jane te motivuara politikisht. Nderkohe qeveria tajlandeze ka hequr gjendjen e jashtezakonshme te vendosur qysh ne muajin prill edhe nga tri krahina te tjera.
Izrael
Planifikohet blerja e 20 avioneve luftarake amerikan
Izraeli planifikon blerjen e avioneve moderne luftarake amerikane me vlere prej disa miliardash. Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak ka miratuar blerjen e 20 avioneve luftarake konfirmoi nje zedhenes i Ministrise se Mbrojtjes. Ne njoftimet e agjencive te lajmeve thuhet se cmimi i blerjes eshte rreth kater miliarde dollare dhe do te financohet me ndihmen ushtarake te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Sipas deklaratave te eksperteve ushtarake keta avione luftarake mund ta ndihmojne Izraelin per te sulmuar edhe impiantet berthamore iraniane.
17 Gusht 2010