E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Obama mbeshtet ndertimin e xhamise prane Ground Zero



Presidenti i SHBA-ve Barak Obama ka bere te ditur se eshte dakord me ndertimin e nje xhamie dhe te qendres kulturore Cordoba Center qe nje shoqeri myslimane kerkon te ndertoje pak metra nga Ground Zero ku gjendeshin kullat binjake qe u sulmuan 11 shtator nga terroristet e Al Kaedes. Obama eshte shprehur se ne baze te principit te lirise fetare myslimanet kane te drejten te ndertojne Cordoba-n.
Kundershtimet
Projekti eshte kundershtuar nga shume njujorkeze dhe amerikane te tjere te cilet thone se ndertimi nuk do ti respektoje kujtimet e me shume se 2.700 njerezve te cilet humben jeten ne sulmet e 11 shtatorit ne Nju-Jork. Politikanet konservatore si ish- kandidatja republikane per nenpresident Sarah Palin dhe republikani Njut Gingric ish-foles i Dhomes se Perfaqesuesve gjithashtu kane bere thirrje per terheqjen e projektit. Republikanet iu pergjigjen menjehere deklarates se presidentit. Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve nga Nju Jorku Piter King tha se Presidenti Obama e ka gabim. Ai tha se zbatimi i ketij plani eshte nje veprim emocionalisht i papershtatshem dhe i pakujdesshem.
Deklarata
Duke folur ne Shtepine e Bardhe ne nje takim me diplomate nga vendet islamike dhe anetare te komunitetit te myslimaneve ne Shtetet e Bashkuara Obama tha se myslimanet kane te drejte te njejte qe ta praktikojne fene e tyre si gjithe te tjeret ne Amerike. Obama tha se kjo e drejte perfshin edhe mundesine e ndertimit te vendit te adhurimit dhe qendres se komunitetit ne pajtim me ligjet amerikane per ndertimin e objekteve te tilla.
Presidenti shtoi se perkushtimi kushtetues i Amerikes per lirine e religjionit duhet te jete i palekundur dhe pa perjashtim per religjione te vecanta. Me lejoni te jem i qarte Si qytetar dhe si president une besoj se myslimanet e kane te drejten ta praktikojne religjionin e tyre ashtu si cdo njeri ne kete vend.
Kjo perfshin te drejten per te ndertuar vend te adhurimit dhe qender komunitare ne prone private ne Manhatanin e ulet ne pajtim me ligjet dhe rregulloret lokale. Kjo eshte Amerike dhe perkushtimi yne per lirine e religjionit duhet te jete i palekundur theksoi Obama. Presidenti amerikan tha se liria e religjionit ka qene ajo qe ka bere Ameriken te dallohet nga te tjeret. Gjate kursit te historise sone religjioni ka lulezuar brenda kufijve tane per shkak se amerikanet e kane pasur te drejten te adhurojne ashtu sic kane dashur perfshire te drejten qe te mos besojne fare ne religjion. Eshte trashegim i urtesise se themeluesve tane qe Amerika mbetet thellesisht religjioze. Nje komb ku njerezit me besime te ndryshme jane ne gjendje te bashkekzistojne ne paqe dhe me respekt te ndersjelle per njeri-tjetrin eshte ne kundershtim te plote me konfliktin religjioz qe po vazhdon gjetke ne bote tha Obama. Ai megjithate shtoi se ka mirekuptim edhe per zerat qe e kundershtojne ndertimin e qendres.
Projekti
Qendra e propozuar myslimane qe parashihet te ngrihet dy blloqe nga vendi ku u shemben dy kullat binjake te Qendres Boterore te Tregtise pritet te kete edhe dhome per lutje. Keto do te perfshihet ndertimi i nje xhamie dhe i qendres kulturore Cordoba Center nga nje shoqeri myslimane e cila ka propozuar qe vendi i ndertimit te jete pak metra nga Ground Zero. Obama i beri keto komente ne Shtepine e Bardhe gjate darkes se iftarit me rastin e muajit te Ramazanit.

Pakistan
Konfirmohet nje rast me kolere ne zonat e permbytura

Kombet e Bashkuara kane konfirmuar se ne zonat e permbytura ne Pakistan ka shperthyer kolera. Te pakten nje rast eshte konfirmuar ne qytetin Mingora ne veriperendim te vendit tha nje zedhenes i zyres se OKB-se per koordinimin e ndihmes humanitare. Ne zonen e katastrofes me shume se 36.000 vete vuajne nga semundje qe shkaktojne diare. Per tu njohur nga afer me situaten ne Pakistan dje shkoi Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun. Nga permbytjet kane humbur jeten 1.600 vete. Rreth 14 milione vete jane te prekur nga permbytjet.

Rusi
Mberrijne aeroplanet me ndihma nga SHBA-te

Tre aeroplane amerikane me pajisje kunder zjarreve perfshire dhe vegla dhe pajisje mjekesore kane mberritur ne Moske per te ndihmuar ruset qe perballen me zjarret e shumta. Dy aeroplane transportues C-130 zbriten ne aeroportin Vnukovo mengjesin e ndihma ndersa me vone mberriti edhe aeroplani i trete carter nga Kalifornia me urdher te guvernatorit te shtetit Arnold Shvarceneger. Ministria e Emergjencave ne Moske tha se dergesat kane pajisje teper te nevojshme dhe jane gjest te cilin Rusia do ta mbaje ne mend gjithmone.

SHBA
Bisedime me zyrtaret irakiane per mbrojtjen

Zyrtaret amerikane dhe ata irakiane kane filluar bisedimet mbi te ardhmen e marredhenieve dy paleshe ne fushen e mbrojtjes pas deklarates se politikaneve irakiane per pamundesine e formimit te qeverise se re dhe afrimin e afateve te terheqjes se trupave te SHBA-ve. Fokusi i ushtrise amerikane ne Irak zhvendoset teresisht ne keshillimin dhe stervitjen e forcave irakiane. Zyrtaret amerikane thone se ata po punojne per zbatimin e planit per terheqjen e plote por ata jane te hapur per bisedime nese nje gje e tille kerkohet nga qeveria e Irakut.

Irak
Pranohet oferta per ndertimin e nje milion ndertesave

Bagdadi e ka pranuar oferten e 25 kompanive per ndertimin e nje milione banesave te reja ne mbare vendin. Megjithese detajet nuk jane harmonizuar krejtesisht pritet qe ndertimi te filloje ne muajt e ardhshem. Ne projektin do te marrin pjese 117 kompani nga Azia Amerika Veriore dhe Europa. Ndertesat do te ndertohen ne qytetin jugor Basra ne Bagdad dhe ne qytetin verior Mosul. Me heret nuk ishte e qarte nese Bagdadi do te binte dakord me kete oferte qe duket se do ti hape rrugen zhvillit te ketij vendi.

15 Gusht 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›