Rama: “PS i fitoi zgjedhjet, rezultati peng i Berishës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjatë fjalës së tij në çeljen e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama ka pranuar se beteja e nisur është e vështirë, por është gjithashtu e vetmja rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. "Qeveria e Berishës nuk fundosi vetëm zgjedhjet, po fundos dhe ekonominë duke bërë të humbasin mijëra vende pune. Protesta për transparencë është barrikada jonë kundër rrënimit ekonomik. Çdo ditë një protestë, për hapjen e kutive, largimin e qeverisë, ndalimin e rrënimit ekonomik të vendit",- ka thënë Rama.
Sipas tij, plot 8 muaj pasi PS filloi aksionin e saj ka dalë i qartë në dritë të diellit fakti se në kutitë e mbyllura me pahir fshihet krimi i tjetërsimit të rezultatit. Rama ka theksuar se më 28 qershor PS-ja i fitoi zgjedhjet dhe nuk u zgjodh, sepse zgjedhjet u morën peng duke mbushur kutitë si në Ruzhdie. Rama ka ftuar gjithë qytetarët ti bashkohen PS-së në protestat e pandalshme për tu bashkuar të gjithë më 30 prill në Tiranë, ditë kur qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre. "PS është këtu për tiu bashkuar të gjithëve, për të refuzuar faturat e papërballueshme të qeverisë",- tha Rama, duke shtuar se pushtetit do ti vihet përballë fuqia e protestës popullore për ti dhënë fundin e merituar këtij pushteti.
Asambleja rrëzon propozimin e LMN-së
Asambleja socialiste ka hedhur poshtë propozimin e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, që kërkonte lejimin e oponencës publike të zërave brenda partisë. Ky propozim i LMN-së ishte votimi i parë brenda Asamblesë së selisë rozë. Të vetmit që mbështeten projektin ishin socialistët që e kanë hedhur këtë ide: Ben Blushi, Arben Malaj dhe Marko Bello, ndërkohë që në votim nuk mori pjesë Kastriot Islami dhe Ylli Manjani, i cili u largua nga mbledhja. Para këtij votimi Bello kërkoi që mendimet e Lëvizjes të votoheshin në mënyrë të fshehtë në kongres. Gjithashtu, Edi Rama u është përgjigjur gjithë zërave kritikë brenda dhe jashtë partisë, që e konsideruan të padrejtë bojkotin parlamentar të socialistëve. Përpara se të linte punimet e Asamblesë, kryetari i Komisionit të Ligjeve në PS, Ylli Manjani, deklaroi se partia është në kufi të legjitimitetit.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2010