E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Vujanovic:Do respektojmë vendimet e GJND-së

PODGORICE- Presidenti malazez, Filip Vujanovic deklaron se Mali i Zi do të respektojë vendimet e institucioneve ndërkombëtare, pra edhe ato që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Do të respektojmë edhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por dhe atë i cili ka të bëjë me statusin e Kosovës. Nëse ai vendim në mënyrë eksplicite adreson mesazhin e qartë, do të kemi një qëndrim të përgjegjshëm ndaj tij”, tha Vujanovic në një intervistë për gazetën "Veçernje Novosti" të Beogradit.

Në pritje të vendimit të gjykatës, i pyetur se a do ta shtyjë Podgorica vendosjen e marrëdhënieve diplomatik me Prishtinë, Vujanovic tha se Mali i Zi duhet të ketë parasysh interesat e fqinjëve të tij, posaçërisht të Serbisë.

Prandaj, tha Vujanovic, edhe Prishtina “tani e kupton se duhet të kemi parasysh interesat e pakicës tonë në Kosovë, me qëndrimin e qartë dhe të verifikuar për sigurimin e kthimit vullnetar dhe të qëndrueshëm të refugjatëve nga Kosova.
(s.g/Telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›