E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina përfshihet nga moti i keq, reshjet e dëborës shkaktojnë kaos në trafik

Kina është përfshirë nga një mot i keq, ku reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të mëdha me trafikun rrugor në mbarë veriun e vendit. Që nga java e kaluar, një front i ftohtë ka sjellë reshje të dendura dëbore në provincat veriore dhe qendrore të Kinës. Sipas mediave kineze, reshjet e deritanishme të dëborës kanë shkaktuar të paktën 38 të vdekur në të gjithë vendin. Buletini Kombëtar Meteorologjik në Kinë raporton se moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës priten të vazhdojnë edhe në tre ditët në vazhdim. Dëbora e madhe ka shkaktuar shembjen e më shumë se shtatë mijë ndërtesave në të gjithë vendin dhe kostoja financiare e këtyre dëmeve shkon në rreth 513 milionë dollarë. Sipas raportimeve të qendrës meteorologjike kineze, stuhitë e dëborës dhe shiut parashikohet të kalojnë në pjesën jugore të Kinës në ditët në vazhdim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›