E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Votuan 45.36 përqind e zgjedhësve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë në një konferencë për shtyp ka theksuar se rreth 45.36 për qind e elektoratit ka dalë në votime gjatë ditës së sotme, në gjithë vendin. Sipas KQZ-së qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00, ndërsa zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se 709,362 votues në të gjithë Koaovën kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit. Gjithashtu sipas Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka pasur incidente të rënda ditën e sotme.
Megjithatë partitë kanë denoncuar disa raste problematike. Gjatë ditës, LDK raportoi disa shkelje teknike. Në shkollën "Migjeni", në një nga qendrat kryesore në qytetin e Mitrovicës është kërcënuar nga disa persona nje aktivist i LDK-së. Edhe koalicioni i OJQ-ve kosovare "Demokracia në Veprim" raportoi disa parregullsi, por jo aq të medha sa për të ndikuar në procesin zgjedhor. Në orët e paradites votuan thuajse të gjithë liderët partiakë dhe kandidatët për poste qeverisëse në pushtetin vendor që do të dalë nga këto zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›