E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezët kërcënohen me shpallje të pavarësisë

Palestinezët kanë theksuar se janë të ngopur për shkak të mungesës së përparimit në përpjekjet paqësore, sa që po përgatitën që të shpallin në mënyrë të njëanshme pavarësinë.

Kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat, i tha sot Radios së Izraelit se palestinezët po planifikojnë që të kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që të njohë pavarësinë e tyre.

Erekat nuk pranoi të thotë se kur do ti drejtohen palestinezët Këshillit. Mediet izraelite parashikuan se SHBA-ja, aleati kryesor i Izraelit, do ta bllokojë me veto këtë hap.

Erekat nënvizoi sërish se palestinezët duhet të mbajnë gjallë shpresat e tyre për pavarësi.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nga palestinezët që të fillojnë negociatat paqësore me të.

Palestinezët e kanë refuzuar këtë kërkesë, duke theksuar se Netanyahu fillimisht duhet të ndalë aktivitetet në të gjitha kolonitë hebrenje, të cilat gjenden në territoret e okupuara, të cilat palestinezët i kërkojnë për shtetin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›