E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, plan për rindërtimin e kryqytetit tibetian

Kryeqyteti tibetian, Lhasa do të rindërtohet spas një plani modern nga Pekini. Mediat kineze bëjnë të ditur planin e rindërtimit modern të këtij qyteti. Rreth vitit 2020, Lhasa do të shndërrohet "në një qytet ekonomikisht të zhvilluar, në harmoni sociale paqësore dhe modern me karakteristika të gjalla kulturore dhe tradita të hershme etnike", thuhej në një dokument të publikuar në faqen e internetit të qeverisë qëndrore. Gazeta zyrtare "China Daily" njoftonte se plani do ta shndërronte Lhasan deri në vitin 2020 në një kryeqytet modern, ku mbizotëron kordinimi dhe zhvillimi.Nga ana tjetër, grupet e huaja për të drejtat e njeriut kanë kritikuar vazhdimisht qeverinë kineze se nuk ka mundur të mbrojë pjesën historike të kryeqytetit Lhasa dhe kanë akuzuar Pekinin se po përpiqet të popullojë zonën me popullsi kineze për të zhdukur etnicitetin e saj dhe për të garantuar një kontroll më të lartë në atë zonë.Kina i ka hedhur poshtë këto akuza dhe është shprehur se ka investuar dhjetra miliarda për përmirësiomin e jetesës në rajon, që dikur ishte tepër e rëndë për shkak të varfërisë dhe shfrytëzimit dhe është e angazhuar në ruajtjen e mënyrës unike të jetesës dhe traditave të popullsisë vendase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›