E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev:Rusia do të fuqizojë kapacitetin bërthamor

Rusia do të riarmatosë ushtrinë e saj dhe do të fuqizojë kapacitetin bërthamor, sepse NATO-ja po zgjerohet drejt kufijve të Rusisë. Kështu ka deklaruar shefi i Kremlinit Dimitri Medvedev sipas te cilit "Përpjekjet për zgjerimin e infrastrukturës ushtarake të NATO-s pranë kufijve të vendit të Rusisë po vazhdojnë". Deklaratat e Medevdev erdhën gjatë një takimi të përvitshëm me stafin e Ministrisë së Mbrojtjes ku ai theksoi se Rusia i ka konsideruar planet e administratës së mëparshme amerikane për anëtarësimin e ish-republikave sovjetike të Gjerogjisë dhe Ukrainës në NATO dhe instalimin e një sistemi antiraketë në Evropën Lindore si një rrezik të drejtëpërdrejtë ndaj sigurisë së saj kombëtare.Moska ndërkohë ka deklaruar se mirëpret synimet e presidentit të ri amerikan Barak Obama për një rifillim të ri në marrëdhëniet midis dy superfuqive, por megjithatë Medvedev, i cili pritet të takohet me Obamën në Londër më 1 prill, është shprehur se shpreson që Uashingtoni t'i përshtasë deklaratat e tij me vepra konkrete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›