Ronaldinjo: Dua të fitoj "Topin e Artë" me Milanin
Fantazisti brazilian Ronaldinjo dëshiron të
rikthehet te fitorja e "Topit të Artë" dhe
të rikuperojë formën e tij, duke u rikthyer sërish
te të qenit lojtari më i mirë në botë. Të
gjitha këto i do me bluzën e Milanit.
Objektivat e Dinjos - "Duhet të rifitoj këtë
trofe, ashtu siç kam bërë në të kaluarën.
Duhet të demonstroj se jam
ende unë", është shprehur braziliani.
"Dua të rikthehem në formën më të
mirë", ka siguruar sulmuesi. "Kur
shikoj listën e kandidatëve për ‘Topin
e Artë‘ ose ‘FIFA Ëorld Player‘ dhe emri
im nuk është, kam vetëm një objektiv:
të rikthehem atje". Ronaldinjo e ka
fituar çmimin e lojtarit më të mirë të
vitit të FIFA-s në 2004-ën dhe në 2005-
ën, kur ka marrë në shtëpi edhe "Topin
e Artë". Ishin vitet e arta të brazilianit,
që fitonte dy herë Ligën Spanjolle dhe
një herë Champions League me Barcelonën.
Pas fitores në Champions, ylli
i futbollit ka hyrë në një rënie spirale
me Barcelonën, e cila nuk ka mundur
të fitojë asgjë në dy sezonet pasuese,
me brazilianin, të cilit i është drejtuar
gishti si fajtori kryesor. "Kur një njeri
është i mbushur me lumturi, gjithçka
është e mrekullueshme, ndërsa kur
humbet, gjithçka është e tmerrshme.
Ndonjëherë ambientohesh me këtë
situatë", ka treguar braziliani. Objektivat
e tij janë tashmë "ai i fitimit të
gjithçkaje që është për t‘u fituar". "Nuk
them se nuk mundesha të arrija sërish
trofe me Barcelonën, shton ai, por
largimi ishte gjëja e duhur për t‘u bërë.
Unë nuk them se e ndjeja që të largohesha
nga Barcelona. Ndryshim i bërë
te Milani erdhi në kohën e duhur.
Ndonjëherë një lojtar ka nevojë për objektiva
të tjerë".
Çështja Kaka - Po dje, Ançeloti ka mohuar
ekzistencën e një çështjeje "Kaka" te
Milani. Problemi i Milanit është Katania
dhe jo Kaka. Ndeshja kundër formacionit
sicilian është e rëndësishme për kuqezinjtë,
sipas trajnerit. Planet e Ançelotit ndërlikohen
nga dëmtimet dhe jo nga zhurma
boshe për Kakanë. "Nuk ka asnjë problem",
thotë trajneri, duke provuar të mbyllë
"çështjen" lidhur me deklaratat e
brazilianit, i cili ka shprehur konsideratën
për pozicionimin e tij në
fushë. "E njoh shumë mirë mendimin
e Kakasë, nuk shikoj ndonjë gjë
shqetësuese në të. Ai këtë vit luan në
një pozicion më të tërhequr në krahasim
me sezonin e kaluar. Flas me të
çdo ditë, kemi pasur edhe një moment
refleksioni, por nuk ka asgjë
shqetësuese", shprehet Ançeloti.
"Kaka shënon më pak? Është normale,
ngaqë luan në një pozicion më të
tërhequr. Nuk ka asnjë problem, do të
flasim me lojtarin dhe do të gjejmë
zgjidhjen. Që kur ka ardhur te Milani,
Kaka ka luajtur gjithmonë si mesfushor.
Vetëm vitin e kaluar është impenjuar
si sulmues". Debati rreth reagimit
të ish-Topit të Artë rrezikon të kalojë
në plan të dytë "javën negative" të përjetuar
nga Milani, i mundur një javë
më parë në Palermo dhe i eliminuar
në Kupën e Italisë nga Lacio. "Gabuam
në ndeshjen ndaj Palermos, por kemi
gjithë kohën e duhur për të rregulluar
gjithçka. Nuk është një moment kritik,
mund ta rregullojmë shumë shpejt.
I kemi paguar shtrenjtë dëmtimet
dhe mungesat në mesfushë: në Palermo
na u desh të zbresim në fushë
lojtarë jo plotësisht në formë, sepse
nuk kishim zëvendësues të tjerë. Për
të ardhmen, nuk është vendosur asgjë: "Me
një seri pozitive do t‘i afrohemi sërish titullit.
Duhet të fitojmë për t‘u rinisur", thotë
Ançeloti.